Fytyra mister pushton endrrat e njerezve

Fytyra mister pushton endrrat e njerezve
Njerezit e shikojne ne enderr por nuk e njohin dhe kjo po kthehet ne nje sundrome shqetesuese per psikologet qe nuk gjejne asnje rruge per ta shpjeguar. Lajmi eshte perhapur ne internet, ku personat qe e kane kaluar kete eksperience, kane hapur nje faqe te perbashket per te zbuluar nese fenomeni eshte real apo behet fjale per nje forme histerie ne shkalle planetare.

Sipas gazetes “Bild”, ne vitin 2006 nje grua ne New York i rrefeu psikologut se fytyra e nje njeriu te panjohur e shoqeronte pothuajse cdo nate ne endrra duke i dhene keshilla. Ajo skicoi fytyren e personit. Ditet e ardhshme, pacientet e tjere te psikologut pasi kane pare skicen ne tavoline, e kane njohur menjehere, duke thene se edhe ata e kane kaluar nje eksperience te tille. Fytyra eshte e njejte ne cdo rast, por ata qe e shohin e pershkruajne perhere ne pozicione te ndryshme.

Fytyra ka nxitur kuriozitetin e mijera vizitoreve te faqes thisman.org ku vizitoret tentojne te japin nje shpjegim. Sipas dikujt, fytyra e panjohur ben pjese ne subkoshiencen kolektive ku eshte varrosur kujtesa e te gjitha qenieve njerezore. Te tjere mendojne se njeriu eshte skllav i endrrave. Por gjithesesi ky fenomen vazhdon te shqetesoje psikologet, te cilet nuk mund te bejne gje tjeter, vecse t’u urojne “gjume te embel” pacienteve te tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama