GAK me ekspozite ne Shkoder

GAK me ekspozite ne Shkoder

Nëpërmjet fotografive të paekspozuara më parë, prej të gjithë fotografëve të fondit të Fototekës Kombëtare "Marubi": Pietro, Kel e Gegë Marubi, Kol Idromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Angjelin Nënshati, Galeria e Arteve të Kosovës dhe Fototeka Kombëtare “Marubi”, kanë përzgjedhur Shkodrën, për të çelur një ekspozitë në shënim të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 Për shembull, Dokumenti i Pavarësisë i fotografuar nga autorët Kel dhe Gegë Marubi i mbetet fondit "Marubi", si një dokument i rëndësishëm.

 Pjesë të rëndësishme të historisë, momentet e lidhjes së Prizrenit, por edhe nga kultura: bandat e para, pamjet e qyteteve ndër vite, mendohet të jenë pjesë e kësaj ekspozite. Gjithnjë ka gjëra të reja për t’u parë që nganjëherë na bëjnë të kemi një ndjenë emocionale e patriotike duke mos kaluar në një nacionalizëm të marrë por në një ndenje të vetëdijshme.   


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama