GKA ne Art Forum International

GKA ne Art Forum International

Ekspozita “e-mages” e artistit shqiptar Helidon Gjergji, e kuruar nga Artan Shabani, çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga  periudha 31 Korrik deri më  7 Shtator 2014, është renditur mes ngjarjeve më të mira në fushën e artit bashkëkohor, për  vitin që lamë pas, në numrin e fundit në versionin e shtypur.

Artikulli i botuar në dhjetor 2014 në “Artforum” –  best of 2014, është një këndvështrim profesional që  vlerëson gjetjen dhe realizimin e artistit Helidon Gjergji në këtë shfaqje të tij.

Shoqëruar me një fotografi të performancës, artikulli  shpjegon për lexuesin se video “e-mages” e Gjergjit, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur. Projeksionet e imazheve të sjella nga Ketevan Geladze, nëna e Stalinit, “e cila” ka përzgjedhur disa fotografi prej albumeve të saj të familjes (me një sensibilitet të përshtatshëm për rrjetet sociale) dhe i ka ndërthurur në mënyrë elegante duke i shoqëruar edhe me një vals nga Shostakovitch.

Ajo është një ngacmim për median sociale si një formë e propagandës personale, shkruan Cathryn Drake në revistën Artforum, duke veçuar edhe përshtatshmërinë e video-instalacionit me arkitekturën e sallës së Galerisë së Arteve.

“Ndërkohë që statujat e Stalinit ruhen ende mbrapa Galerisë së Arteve, poema verbuese e Gjergjit  kushtuar rrënjëve të së ardhmes sonë, na kujton se historia nuk duhet as varrosur dhe as romanticizuar. Nëse mund të mësojmë prej saj, atëherë ka mundësi për shpresë”, mbyllet artikulli i Artforum.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama