Gabimet ne mbrojtje/ Cana Defekte te vogla nuk jane problem per ne

Gabimet në mbrojtje/ Cana: Defekte të vogla, nuk janë problem për ne

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana u shpreh optimist para ndeshjes me Zvicrën, duke thënë se ekipi ka zhvilluar një fazë të mirë përgatitore.

Untitled-6Në një konferencë të mbajtur pasditen e së premtes në Lens të Francës, Cana i quajti gabime të vogla golat e pësuar në miqësoren e fundit të Kombëtares ndaj Ukrainës.

"Na ka munguar përqendrimi si në të kaluarën dhe e kemi pësuar, por kemi treguar një ecuri të mirë dhe kemi marrë pak gola në fazën kualifikuese. Do të mbështetmi në të njëjtën mënyrë. Defektet e vogla janë gjëra të përmirësueshme, nuk janë ndonjë problem i madh dhe besoj se çdo gjë do të jetë në nivelin e duhur. Nëse ne jemi më të fortë, do fitojmë ne",-tha Cana.

Duke folur për sfidën e nesërme ndaj Zvicrës, Cana tha se disa nga lojtarët e të dy ekipeve janë miq me njëri-tjetrin. Pas kësaj konference, kuqezinjtë pritet të nisin stërvitjen e parë në Lens të Francës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama