Po ashtu, perqeshja e puneve te te tjereve, stilit te veshjes apo menyres se jetes, nuk kontribuon per nje komunikim adekuat. Njerezit do te fillojne te mendojne se, sapo ua kthejne shpinen – edhe per ta flet njesoj, gje qe mund te ndikoje ne prishjen e raporteve me te tjeret.
Perpos kesaj, njerezit qe perqeshin dhe gjykojne te tjeret, vetem per momentin mund te ndihen superiore, por ne fund te fundit, perfundojne te mbushur me energji negative. Njeri nder gabimet me te shpeshta, eshte edhe tentimi qe vazhdimisht te jemi ne qender te vemendjes, gje qe kurre nuk mund t’i kontribuoje nje komunikimi kualitativ. Po ashtu, shumica e njerezve nuk jane te vetedijshem se shpesh e teprojne me dhenien e keshillave.
Shprehite e keqija komunikuese zevendesoni me te mira
Duke qene se gabimet e tilla shpesh kalojne ne shprehi, nuk eshte e lehte qe t’i largojme ato. Me mire eshte qe te provojme t’i zevendesojme me shprehi te tjera, me te mira. Ne vend qe te gjykoni dhe kritikoni te tjeret, mundohuni qe te shikoni anet pozitive te te tjereve.
Kujdes çka thoni
Evitoni gabimet dhe mos u leshoni ne shprehi te pavetedijshme. Mundohuni qe sa me shpesh te jini te vetedijshem se çka mendoni dhe çka thoni. Keshtu do ta keni me lehte qe ta vereni sesi silleni dhe, me kalimin e kohes, do te mund te zvogeloni gabimet ne komunikim.
Mos u perqendroni teper te vetvetja
Gabimet gjate komunikimit me se shpeshti ndodhin per shkak se njerezit teper perqendrohen te vetja e tyre dhe te rritja e egos. Por, per t’u ndier mire, nuk eshte e domosdoshme rritja e egos. Librat qe tregojne sesi funksionon egoja dhe si mund te kontrollohet ai, ofrojne nje ndihme te madhe.