Gabimi fatal dergon biskotat me kokaine ne ceremonine mortore

'Gabimi fatal', dergon biskotat me kokaine ne ceremonine mortore
Një shtetas bullgar është arrestuar në Athinë pasi ka përgatitur biskota me kokainë për një ceremoni mortore. I arrestuari punonte në një furrë buke ku ishin porositur biskota tradicionale greke për cerenominë. Pak minuta pasi përcjellësit e të vdekurit kanë provuar biskotat, ata kanë nisur të sillen në mënyrë të çuditshme. Më pas i është telefonuar policisë për këtë ‘problem’ që u mendua se vinte për shkak të biskotave. Oficerët e policisë kanë zbuluar se ato përveç sheqerit tradicional ishin spërkatur edhe me kokainë.

Përgatitësi i tyre, bullgari, ishte i përfshirë në një rrjet për trafikimin e drogës, zbuloi më pas policia. Mendohet se spërkatja e biskotave me kokainë është bërë për të mbuluar transportimin e kokainës por që ka përfunduar gabimisht në cerenominë mortore. “Gabimi” i ka kushtuar shumë grupit pasi policia tashmë ka zbuluar rrjetin dhe 60 kg kokainë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama