Gabimi ne Facebook 1500 persona ne ditelindje

Gabimi ne Facebook, 1500 persona ne ditelindje
Kur dërgoni një ftesë në Facebook, duhet që të siguroheni që mesazhi mos të shikohet nga të gjithë, por vetëm nga miqtë tuaj. Ndryshe, do të ndodhë si me një vajzë në Hamburg të Gjermanisë, në festën e ditëlindjes së saj shkuan plot 1500 persona. Thesa, vajza që kishte ditëlindjen, kishte dërguar ftesë në Facebook për ditëlindjen e saj, por mesazhi u kishte vajtur të gjithëve. Për këtë arsye, në shtëpinë e saj kanë mbërritur 1500 persona, aq sa janë dashur më shumë se 100 policë për të vënë situatën nën kontroll. Pothuajse të gjithë ata që kishin vajtur në festë, nuk e njihnin fare vajzën që kishte ditëlindjen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama