Nëse mendoni se në Tokë nuk ka krijesë të pavdekshme gaboheni. Turritopsi nutricula ose siç njihet gjerësisht kandili i detit mund të jetoj përgjithnjë. Për këtë specie nuk ka kufizim natyrorë por ka një problem tjetër. Çelësi i sekretit qëndron tek aftësia e kthimit nga i maturuar në fazë të papjekur dhe kështu përsëri. “Përtejdallimit” (transdifferentiation) quhet ky proces, ku një qelisë transformohet në një lloj tjetër qelize. Në këtë mënyrë kandili rigjeneron trupin e tij, pafundësisht. Shkencëtarët kanë vite që po studiojnë këtë specie për të kuptuar se si ata mund të kapërcejnë vdekjen.