Gafat e portiereve Berisha nuk eshte viktima e vetme

Gafat e portierëve, Berisha nuk është viktima e vetme

Ai bërtiti me zë të lartë: E imja! Në futboll kjo shprehje do të thotë që të gjithë të hapin rrugën sepse kush flet, zotohet për ta kapur topin. Për fat të keq, britmën e Etrit Berishës e dëgjuan të gjithë. Topi u ndal në rrjetë dhe Zvicra koleksionoi 3 pikët e para të Europianit. "Gardiani" kuqezi humbi toruan dhe gaboi (diçka të tillë e pranoi edhe vetë), por ai nuk është "viktima" e vetme e këtij kompeticioni.

Berisha Shar

Deri tani në pesë ndeshjet e para, të gjithë portierët kanë gabuar. I pari ishte Tatarushanu. Portieri rumun, ashtu si Berisha, kërceu mbi të gjithë, por Zhiru u tregua i zgjuar duke i vjedhur kohën. 1-0 për Francën. Nëse mendoni se gabimet mbaruan, gaboheni ju. Në 3 ndeshjet e tjera pati gjithashtu gabime të portierëve, të cilat ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve.

Ditën e shtunë, pak orë më vonë gabimin e Etritit e ndoqi edhe Kozaçik. Numri një i Sllovakisë nuk arriti të ndalte goditjen e Bejlit, e cila ishte qendrore. Nuk ishte rastësi sepse edhe rusi Akinfev u surprizua nga anglezi Dajër. Goli i pësuar në krahun e tij ngjall shumë dyshime për atë që po kalojnë portierët në këtë Europian. Ditën e djeshme edhe numri një i Turqisë, Babaxhan, gaboi kohën duke u surprizuar nga predha e Modriç.

Etriti pranon gabimin

Etrit Berisha foli për "Supersport" dhe pranoi gabimin që bëri në ndeshjen ndaj Zvicrës. "Dua të kërkoj falje për daljen e nxituar dhe gabimin që bëra. Unë u hutova në momentin kur rrëshqiti Mavraj dhe diçka e tillë më humbi kohë në dalje. Nuk e mendova se mbrojtësi Shar do të shkonte i pari te topi", tha Berisha



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama