Gaiani Shqiperia vend konkurrent ne turizem

Gaiani: Shqiperia vend konkurrent ne turizem

Në ditën e dytë të Javës Italiane në Tiranë, ambasadori Massimo Gaiani ka organizuar një tryezë me investitorët italianë. Ka pasur shumë interes nga investitorët e huaj, të cilët janë të interesuar për të investuar në sektorë të ndryshëm në vendin tonë. Në fokus të diskutimit mbetet sektori i turizmit. Në këtë mbledhje është i pranishëm ambasadori italian Massimo Gaiani , zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri Edmond Haxhinasto, dhe Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.  Gjatë fjalës së tij ambasadori italianë tha se, duhet punuar në pjesë të turizmit duke zbuluar ofertat qe ofron Shqipëria. Gaiani  tha se vendi ynë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm. Duke folur përpara investitorëve italianë ambasadori veçoi sektorin e turizmit që sipas tij “është një makinë e zhvillimit”.

Peleshi: Bregdeti shqiptar, potencial në turizëm

Gjatë fjalës së tij zv/kryeministri Niko Peleshi e cilësoi bregdetin shqiptar mozaik të pasur turizmi. Ai tha se, investitorët italianë janë të interesuar për të investuar në sektorin e turizmit.

“Numri i turistëve ka arritur një shifër të lartë. Turizmi është sektor kompleks, ai kërkon infrastrukturë, marketing që nuk janë ose, ose por edhe, edhe. Ajo që ndodhë në Gerqi, Itali, Kroaci na kanë treguar dhe orientuar se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo”.

Peleshi është shprehur se, problemi i turizmit i parë në këndvështrimin e biznesit është mundësi, pasi për të bregdeti është potencial kryesor. Zv/kryeministri pohoi se, ne zotërojmë një trashëgimi kulturore të pastër.

“Ne po punojmë për një plan për infra për zgjidhjen e problemit dhe për të kaluar në fazë të re dhe jo kaotike. Ashtu siç u shpreh dhe ministri Haxhinasto duke përdorur sloganin “Po ecim shpejt” dhe ne jemi në kohën kur kemi çfarë të ofrojmë për investitorët e huaj. Çështjet e pronësisë për turizmin janë të kaluara pasi shteti del garant.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama