Gara Zgjedhjet ne universitete brenda javes nis fushata

Gara: Zgjedhjet ne universitete, brenda javes nis fushata
Brenda kësaj jave nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve në universitetet publike. Ministri i Arsimit pritet të bëjë publike datën, ndërkohë që sot është afati i fundit i mandatit katërvjeçar që rektorët morën në janar të vitit 2008. Zgjedhjet do të përfshijnë, veç tyre, të gjitha hallkat drejtuese të arsimit të lartë duke filluar nga dekani, shefat e departamenteve, stafet studentore, çka për pasojë do të sjellin një ndryshim rrënjësor të të gjitha proceseve që ndodhin brenda dyerve të një universiteti. Fushata do të zgjasë deri në muajin shkurt. Këtë herë kanë të drejtë të kandidojnë edhe emrat që mbajnë aktualisht postet drejtuese. Pas amendimeve që iu bënë ligjit për arsimin e lartë, kufizimi vetëm për një mandat 4-vjeçar është hequr. Nga të dhënat paraprake mësohet se shumë dekanë dhe rektorë do të rikandidojnë. Në disa fakultetet do të ketë emra të rinj. Më i lakuari mbetet ai i Mjekësisë, ku pritet të ketë tri kandidatura. Zyrtarisht emrat e stafit akademik që do të futen në garë do të zbulohen pasi  të mbërrijë shkresa zyrtare nga Ministria e Arsimit për çeljen e fushatës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama