Gjergj Bojaxhi, një prej zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha pritet të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Ish –drejtori i KESH dhe INUK mësohet se ka ngritur edhe shtabin e tij elektoral, në të cilin ka mbledhur kryesisht aktivistë të PD –së, shkruan Gazeta Shqiptare. Bojaxhi do të tentojë të marrë vota kryesisht të djathta, pse jo edhe të të pakënaqurve nga e majta.
Ndonëse ka krijuar profilin e një politikani të moderuar, ai nuk kuotohet në mesin e atyre që kanë mbështetje në elektorat. Megjithatë, dalja e tij në garë do të do të favorizonte kandidatin e mazhorancës qeverisëse.
Në zgjedhjet lokale gara mund të vendoset edhe për një votë, siç ndodhi në ato të vitit 2011 në Tiranë, ku fituesi u nda me 10 vota. Në këtë mënyrë, Bojaxhi mund të luajë rol jo pak të rëndësishëm për të përcaktuar fituesin, nëse diferenca do të jetë e ngushtë, siç ndodhi në rastin e Hysni Milloshit, ish –kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste, i cili në vitin 2011 mori rreth 1 500 vota, kryesisht të majta.