Themelimi i ketij cmimi, vjen ne nje moment kur ne Shqiperi, prej vitesh madje, vihet re nje zbehje e letersise humoristike. Dhenia e ketij cmimi te pervitshem me emrin Niko Nikolla, shihet si e vyer edhe per faktin se gjinia e humorit po humbet dhe kur ka pak emra qe shkruajne per te. E sipas te gjitha gjasave, mendohet se dhenia e ketij cmimi vjetor, do te sherbeje edhe si nje nxitje me shume per te shkruar humor. Jo rastesisht eshte zgjedhur Niko Nikolla per te personifikuar kete cmim. Pasi kontributi i ketij personalitet ka qene i vyer per humorin dhe letrat. Kontribut qe do te mbetet i pashlyeshem. Vepra e tij letrare dhe publicistike gjate 40 vjeteve krijimtari deshmon prirjet perparimtare dhe perpjekjet per nje shoqeri ne zhvillim, permes kontradiktave dhe angushtise se regjimit totalitar gjate dhe pas permbysjes se tij ne tranzicionin e veshtire demokratik. Duke i pasqyruar te gjitha ne nje seri te madhe librash, ne fushen e humorit dhe te prozes. Perpos atyre te botuarve qe kur Niko ishte ende ne jete, "Toena", ka gati per botim "Homo Balcanicus", nje liber me rrefenja dhe tregime nga Gadishulli Ballkanik, te cilin ai me fisnikerine qe e karakterizonte donte ta kthente "nga nje fuci baruti, ne nje fuci humori". Ne vitin 1991, Niko Nikolla botoi dhe revisten Ballkan, ku shkruan penat me te njohura te humorit nga gadishulli i Ballkanit.
Miqte e tij thone se humori i Niko Nikolles buronte nga tere qenia e tij dhe ishte pjese e se perditshmes se tij. Mes vleresimeve qe ka marre per veprimtarine e gjere publicistike dhe letrare eshte dhe Urdhri Naim Frasheri i Klasit te Pare (1978). Me 2003, per "kontributin ne fushen letraro-artistike, kontributin si gazetar, si veprimtar per qytetin e tij te lindjes", Keshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha Niko Nikolles titullin "Qytetar Nderi". Disa prej librave te tij jane: "Shenime te nje gazetari", "Pushtimi i Amerikes", "Nje angleze ne rrugen e Dibres", "Furtuna e janarit", "Lamtumire Vlore", "Njeriu pa emer", "Zhyl Verni ne katror", "Mjalte dhe Gjak" etj.
Personalitet qe propozuan shpalljen e cmimit
Mungonte nje cmim i tille, per vepren me te mire ne gjinine e humorit dhe te satires. Sikunder prej vitesh mungon edhe pesha e kesaj gjinie ne letrat shqipe. Jane po ata te dikurshmit, veprat e te cileve na kane mbetur, pa shmangur aspak edhe kontekstin ne te cilin u shkruan, e rralle po ndjejme ne keto dite ushtimen e satires. Ndaj edhe personalitete te kultures si Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka ,Vangjush Gambeta, Filip Cakuli, Fisnik Sina etj., propozuan themelimin e ketij cmimi, i cili mund te nxise, por edhe te evidentoje penat "e fshehura" qe levrojne ne kete gjini.
Nga : Gazeta Koha Jone