Dëmtimi i Kristiano Ronaldos ka tronditur tifozët e Portugalisë, por edhe futbollistë të ndryshëm të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre në rrjetet sociale pasi portugezi braktisi i përlotur fushën e lojës.
Një ndër ta ishte Garet Beil, futbollisti i Real Madrid, i cili ka reaguar menjëherë në Twitter duke ngushëlluar shokun e tij të skuadrës.
"E tmerrshme të shohësh Kris të largohet nga fusha në këtë mënyrë. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë e keqe", ishin fjalët e uellsianit, i cili u dorëzua në gjysmëfinalet e Euro 2016 pikërisht falë magjive të Ronaldos.