Gashi protagonist sherr me Xhons per nje 11-metersh

Gashi protagonist , sherr me Xhons për një 11-metërsh

Gashi ka asistuar në golin e parë të Kolorado Rapids që ka mposhtur me rezultatin 3-1 Siatëll Saunders. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë një ndër lojtarët më aktivë në fush- ën e lojës dhe gjithashtu është bërë protagonist në një moment të pakëndshëm.gashi Xhermein Xhons ka realizuar pas asistit të Gashit dhe ka dashur që të shënojë edhe golin e dytë, për të cilin do të kishte një dedikim special, mirëpo sulmuesi i Kombëtares ka vendosur që ta godasë vetë. Gashi është treguar i pasaktë nga pika e bardhë, pasi portieri i skuadrës mike ka kuptuar krahun dhe ka pritur.

Gjithsesi, golit të Xhons në minutën e 20-të lojtarët e Kolorados i kanë shtuar edhe dy të tjerë nga Solinjak në të 51-ën dhe Kevin Doile në minutën e 86- të, për të vendosur triumfin përballë kundërshtarëve për të cilët ka realizuar Morris në minutën e 63-të.

Shpjegimi - Në deklaratën pas ndeshjes, Xhons është ankuar për momentin e penalltisë. "Para dy ditësh jam bërë me binjakë dhe festimi i golit ishte për dy superheronjtë e mi. Prandaj, doja që të godisja edhe 11-metërshin, në mënyrë që të shënoja nga një gol për secilin, por Gashi nuk më lejoi", është shprehur fillimisht Xhons në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Ish-futbollisti i Shalkes, Bajern Leverkusenit dhe Beshiktashit ka vijuar më tej duke dhënë një mesazh për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. "Kur kërkon me ngulm të godasësh një 11-metërsh, duhet ta shënosh atë.

Në të kundërt, përfundon poshtë në listën e kandidatëve që do të gjuajnë penallti në të ardhmen", ka deklaruar Xhons. I pyetur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me goditjet e 11-metërshave, futbollisti ka vijuar. "Pa dyshim që do t'i godas unë. Megjithatë, nuk ka shumë rëndësi kjo, pasi skuadra fitoi dhe kjo është ajo që na duhej në këtë përballje", ka përfunduar Xhons.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama