Gaultier Une dhe Preljocaj nje histori dashurie

Gaultier: Unë dhe Preljocaj, një histori dashurie
LE MONDE – Stilisti Jean Paul Gaultier (Zhan Pol Gotje) ka krijuar kostumet e spektaklit “Borëbardha”, me koreografi të Angjelin Preljocajt, i regjistruar në programin e Bienales së Dancit në Lion, 25 shtator deri më 4 tetor. Kërkesa e drejtuesit të Ballet Preljocaj – Qendër koreografike në Aix-en-Provence - Gaultier-it, më ekstravanganti i brezit të tij, bashkëpunëtor i koreografes Regine Chopinot, 1983-1993, i ka ringjallur sfidën e kësaj përralle ultra-femërore.

Gjatë provës së parë të kostumeve në Pavijonin e zi, vendi i punës së Preljocajt, Gaultier-i vë në vend punën e tij, me çdo kostum. Vendimet e tij janë të shpejta dhe thjesht autoritare, dhe të mbërthyera nga frymëzimi. Bashkëbisedimi u bë duke u sjellë rrotull në shtëpinë e tij, atelieri parizien, duke vepruar me pasionin që i lidh imazhet me idetë më shpejt se sa shkumësi i tij me ngjyrë.

Përse është kaq e tensionuar faza e parë e provave?

Është i vështirë momenti kur unë shoh për herë të parë në një trup njerëzor kostumet që kam përfytyruar dhe vizatuar. Papritur, ti kupton që nganjëherë jo vetëm materiali nuk është i mirë po as ngjyra e përshtatshme. Jam pak nervoz. Duhet gjetur një drejtim, duhet analizuar, dhe rifilluar.

Duhet bërë gjithmonë një “shtegtim” me kostumin që është vizatuar.

Fatmirësisht, konkretizimi i tij kalon në duar të tjera dhe kjo më lejon që të kem një reagim të çliruar. Gjatë një prove ka plane që rikthehen, përvoja tashmë të jetuara që fatmirësisht ta lehtësojnë punën. Por gjithashtu duhet ndryshim, duhet gjetur e reja. Për t’iu përshtatur një spektakli, një koreografie, të ndihmon për të shkuar gjetkë.

Për çfarë arsyesh bashkëpunoni me Angjelin Preljocajn?

Unë punoj veç me njerëzit që admiroj. Është një luks. Dikur ka qenë Regine Chopinot, që më ka lënë mbresë, ose Madonna, jam i dashuruar me punën dhe e vlerësoj individin. Por një aventurë e re duhet të më shpjerë gjetkë. Është një lloj histori dashurie e ngjallur në njëfarë mënyrë. E njoh Angjelinin prej disa kohësh. Kam parë disa nga spektaklet e tij si për shembull “Eldorado”, i mrekullueshëm nga ana vizuale. Paraqitja e balerinëve që dalin nga kuadri si nga një proces morfine janë shumë afër asaj që unë pëlqej.

Çfarë përfaqëson për ju “Borëbardha”?

Për disa muaj kam punuar koleksionet e mia të historive me princër e princesha, nisur nga përralla si “Sirena e vogël”, “Lëkura e gomarit”. Ndërsa Angjelini evokonte Borëbardhën, për mua ishte e qartë ajo që kërkoja: arketipi i përrallës së zanave.

Cilin personazh pëlqeni nga “Borëbardha”?

Natyrisht, Borëbardhën, por edhe shtrigën e keqe e cila është tepër tërheqëse. Më duket se është më interesante që të tregohet jo vetëm gruaja romantike dhe e ëmbël por edhe gruaja e fortë, e vendosur. Në momente të vështira gratë janë më të forta se burrat. Ne shpesh jemi burracakë. Djemtë e vegjël luajnë futboll ndërsa vajzat fillojnë të diskutojnë për probleme që u interesojnë. Dhe shpesh burrat rriten falë dhe nëpërmjet grave.

Edhe ju?

Gjyshja ime ka qenë shumë e rëndësishme. Kam njohur vajza, që kur isha adoleshent, me të cilat mund të flisja, që kur isha adoleshent. Madonna simbolizon sot për mua femrën e post-emancipimit. Prej saj kam përfytyruar një gjimbajtëse madhështore, shumë agresive. Gjinjtë që, në njëfarë mënyre, vrasin.

Çfarë metode pune keni përdorur me Angjelin Preljocajn?

Për dekorin ai kishte ide të qarta. Ndërkohë që risillnim skenën e vallëzimit, kam parë kostume që do të ishin tamam historike, me eko të së shkuarës, me kodet e përrallës, por të sjella në kohë, dhe mbi të gjitha, të përshtatshme për lëvizjet e balerinëve. Duhet shkuar drejt asaj që kërkon tjetri. Është një praktikë shumë e mirë.

A ka ndikuar në kërkimin tuaj ky bashkëpunim?

Ndoshta, mjaft që të kesh në kokë emrin e Preljocajt... Ka një fjalë ai, “kafaz”. Në koleksionin tim dimëror të 2008-ës, ka shumë kafaze, krinolina, struktura të cilat vendosen mbi fustane si një zbukurim i jashtëm, një mbrojtëse që ndryshon vëllimin e trupit.

Ju fshiheni pas baletit. Është e lehtë?

Do të ishte qesharake po të vihesha në krye. Një histori, një balet, një film, para së gjithash janë ansamble dhe kostumet duhet të përfshihen në brendësi. Për aq kohë sa unë punoj me dikë, e respektoj, e lajkatoj, madje jam edhe shërbëtor. Ndoshta kam dëshirë ca si tepër që të hyj tek ndjesitë e tij, për t’i shërbyer fabulës. Për shkak të kësaj mund t’i harroj idetë e sakta që kam në fillim për temën. Por pa u treguar me pretendime, kam ndjesinë që stili im është mjaftueshëm i gjallë aq sa të rezistojë.

Çfarë raporti mbani me spektaklin e baletit dhe përgjithësisht me spektaklin e gjallë?

Qysh fëmijë kam adhuruar fejtonin televiziv “Epokës së lumtur”, e Odetë Zhuajë, që zhvillohej në Operën e Parisit. Isha 12 vjeç dhe shkoja me kushërirën time.

Përmes filmit “Falbalas” i Jacques Becker i cili vinte në skenë parada mode, lindi dëshira ime për modën. Atje shihje veshje në lëvizje. Nuk i kam menduar dot ndryshe veçse në ecje. Ndërkaq kam qenë tek Cardin ku parakalimi ishte spektakël i vërtetë, shumë teatral.

Por në Shatële, gjyshja më pati shpënë për të parë “Trëndafilin e Krishtlindjes”, me Luis Mariano, dhe aty u shokova. Perdja e kuqe që hapej... afrimi im me modën po ndodhte pikërisht atëherë: në teatër, njerëzit janë aty për së gjalli, tregohet, ndodh, flitet.

Keni kaluar disa ditë në Festivalin e Avinjonit. Cilat shfaqje ju kanë bërë përshtypje?

Zbulova koreografin Emio Greco me “Purgatorin”, shumë rock. Përkundrazi, “Purgatori” i Romeo Castellucci-t, më acaroi: ana e tij estetizante me çdo kusht për një temë siç është incesti, që tek e fundit nuk është veçse një pretekst për t’i dhënë dorë atij dhe për të provokuar, më duket mizore.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama