Gazeta greke Nacionalistet po luftojne Janullatosin

Gazeta greke: Nacionalistet po luftojne Janullatosin

Gazeta greke “Kathimerini” në një editorial të botuar dje nga gazetari i njohur Stavros Ximas shkruan se sulmet ndaj kryepeshkopit Janullatos në Shqipëri janë me prapavijë islamike dhe nacionaliste. Sipas tij “luftën” ndaj kryepeshkopit e ndihmojnë dhe shërbimet sekret. “Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një 'lufte' të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”, kështu shkruan në një editorial për Shqipërinë gazeta greke “Kathimerini”. Gazetari i njohur grek Stavros Ximas ka marrë shkas nga disa qëndrime të ditëve të fundit, para festimeve për 300 vjetorin e lindjes së Shën Kozmait të Etolisë dhe shkruan se “objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen e sotme evropiane".

 

Sulmet ndaj kryepeshkopit “Që nga dita që vuri këmbën në kishën ortodokse të shkretuar nga regjimi i Enve Hoxhës, ai nisi punën titanike të ringritjes së saj, duke mbajtur dhe ruajtur ekuilibrat fetarë. Fjalët publike të kryepeshkopit Anastas edhe në orët më të vështira të   marrëdhënieve greko-shqiptare, janë fjalë pajtuese dhe nuk numërohen herët që ai u gjend në objektivin e pseudo-patriotëve tanë.



Por nuk mbaron këtu artikulli. Me indiferencën dhe bashkëfajësinë e elitës politike, u përpoqën ta vënë me shpatulla pas muri kreun e fesë ortodokse në Shqipëri. E quajnë “koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke” dhe me keq akoma “kali i Trojës së ekspansionizmit grek", shkruan “Kathimerini”. “Dikush mund të mendojë se mentaliteti i Hoxhës, me karakteristikat gri të dyshimit dhe "sindromën e rrethimit kombëtar" është një kujtim i trishtë, në një vend që ka ndihmën  e plotë e të pakufizuar të fqinjit jugor dhe "armik", dmth Greqisë, por edhe në këto rrethana, kryepeshkopi shkoi në rrugën drejt BE-së. Mjerisht, fanatizmi fetaro-patriotik është gjithmonë atje.

 

Përdoret nga politika apo shërbimet e huaja për minimin e bashkekzistencës paqësore dhe bashkëpunimit mes besimeve, që transmetojnë një imazh të tolerancës fetare në Shqipëri”, thuhet në shkrim. Gazeta shton se në një kohë kur vendi tërheq shqetësimin ndërkombëtar për 'eksport' të xhihadistëve, nuk janë rastësore deklaratat e ishkreut të shërbimit sekret Fatos Klosi, sipas të cilit “rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë, por nga fondamentalizmi i Anastasit”. Duke përfunduar, në shkrim thuhet se “këto ditë të njëjtat qarqe shpërthyen përsëri përballë të ashtuquajturës “rasës diabolike” të Anastasit, të cilin e konsiderojnë një pasues të "djallit antishqiptar" Shën Kozmait të Etolisë. Asnjë nga klerikët fetarë nuk është përballur me sulme të tilla. Pra shtrohet pyetja: Kush ka interes ta eklipsojë kryepeshkopin Anastas në timonin e Kishës Ortodokse dhe në përgjithësi nga jeta fetare në Shqipëri? Bashkëjetesa harmonike e myslimanëve, katolikëve dhe e ortodoksëve, sigurisht jo!”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama