Gazetaret amatore dhe pa edukate ne kronikat e zeza-Enkel Demi flet per masakren e Korces

Gazetaret amatore dhe pa edukate ne kronikat e zeza-Enkel Demi flet per masakren e Korces

Enkel Demi shkruan kundër mungesës së etikës gazetarëve në kronikat e zeza. Dje, një drejtuese e njohur televizive pyeste në orë dreke të dërguarën e televizionit në katundin Gjonomadh të Korçës: “Meqë je në fshat dhe ndodhitë atje i dinë të gjithë, vrasësi e kishte viktimën të dashur apo jo?”.


Gazetarja në vendngjarje pohonte këtë gjë.


Më pas nga studio vjen pyetja numër dy: “A është e vërtetë që vrasësi ka deklaruar se fëmija 4 vjeç i viktimës është i tij?”
Gazetarja në vendgjarje pohon dhe jep shpjegime të detajuara.


U bënë vite, falë ndikimit të “shëndetshëm” të një leçezi të dekoruar që gazetat, radiot, televizionet raportojnë ngjarje në detaje intime shpesh të sajuara. Fjala vjen për ngjarjen e Gjëmëmadhit, cili nga ne i ka mbajtur pishtarin të ndjerës dhe djalli e mori përse duhet t’ia nxijmë jetën një fëmije 4 vjeç që pos humbjes së prindërve, ambjentit mbytës dhe të varfër duhet të rritet me damkën e çunit të së “përdalës”. A i shkon njeri mendja që pas nja 15 vjetësh i njëjti fëmijë mund të jetë shndërruar në monstër? Dhe kjo, falë punës së lavdërueshme që kemi bërë ne, mediatikët e sotëm.
Kur do ta kuptojnë gazetarët, por veçanërisht pronarët dhe botuesit e mediave se janë thjesht duke hapur plagë të reja, po shtijnë njerëz të rinj në vrasje dhe po mbajnë gjallë hakmarrjen.
Nga burgu u bënë ditë që po lajmërohet një masakërr e re dhe këtë gjë po e bëjnë televizionet e gazetat.


Askush nuk ka të drejtë të hyjë në shtëpinë e askujt, pasi po kthehemi në një lloj shoqërie vujaeriste, e cila jeton në një reality të madh, ku të gjithë vëzhgohen, teksa hanë, pinë, dashurojnë, tradhëtojnë… Po i mësojmë njerëzit që të dalin në televizion të kërcënojnë dhe të lajmërojnë masakrat e së ardhmes. Dhe të mendosh që teorikisht, media ka mision edukues 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama