Një buzëqeshje nga larg e italianëve ndaj të huajve, shpesh herë thotë Peter Popham ,është një mashtrim. Hipokrizia e italianëve ekspozohet më tepër kur analizon me detaje këtë shoqeri të mbyllur dhe të dominuar nga koorporatat, shkruan ai ne artikullin e tij publikuar sot ne, The Independent. Në atë vend nuk sheh asnjë person me ngyjrë në një zyrë shërbimesh publike, apo drejtues taksish. Një “univers” i dominuar nga baronët të cilët nuk kanë asnjëlloj problemi për të punësuar të afërmit e tyre, ku si pasojë të rinjtë e talentuar janë të detyruar të largohen nga vendi, të emigrojnë.
Së fundi, ish korrespondenti i The Independent, nga Roma krahason skandalet që kanë goditur vendin e bukur gjatë dy viteve të fundit me përgjimet e kohëve të fundit që kanë tronditur Mbretërinë e Bashkuar. Duke cituar një editorial të fundit në Corriere della Sera, ai thotë se megjithëse çështjet janë të ngjashme, në Angli në fund të hetimeve të skandalit të Murdoch, pushteti i tij do të jetë i kufizuar, si dhe do të paguajë për gabimet që ka bërë, dhe kjo, do të shërbejë si një formë katarsisi për një fillim të ri. Gjërat në Itali, pas një skandali mbeten gjithmonë të njëjta, vazhdon ai. Në fund, The Indipendent, përmbledh, “Silvio Berlusconi, miliarderi më simpatik i botës, vazhdon ta trajtoje vendin e tij si një pronë të tijën private”