Gazetarja bukuroshe e CBS rrefen perdhunimin qe i beri turma ne Egjipt

Gazetarja bukuroshe e CBS rrefen perdhunimin qe i beri turma ne Egjipt
Lara Logan ka folur për herë të parë për sulmin e tmerrshëm seksual që iu bë asaj në Egjipt, duke thënë se sulmuesit e përdhunuan atë me duart e tyre. Korrespondentja 39 vjeçare e CBS tha se ishte e bindur se do të vdiste kur turma e shfrenuar e tërhoqi atë nga grupi i xhirimit dhe truprojat e saj në Sheshin Tahrir në Kajro. Një grup prej të paktën 200 personash, e goditi, e pickonte e më pas i grisi rrobat në një sulm që zgjati 40 minuta dhe përfundoi kur një grup grash erdhën në ndihmë të saj.

Ajo i tha Nju Jork Tajms: “Për një periudhë kohe më përdhunuan me duart e tyre… Ajo që më tronditi ishte sa të pamëshirshëm ishin. Atyre u shijonte dhimbja e vuajtja ime. Unë i nxisja të ishin më të dhunshëm.”

Logan, e cila u kthye në punë muajin e shkuar, nuk kishte folur më përpara për këtë sulm, që tronditi botën dhe nxori në pah sa vështirë është për femrat të raportojnë në terrene të tilla. Gazetarja tha se kjo është hera e parë dhe e fundit që flet për sulmin e tmerrshëm. Ajo u sulmua më 11 shkurt, ditën e parë kur ishte rikthyer në qytet dhe kur Mubarak shpalli largimin. Një javë më përpara ajo ishte detyruar të largohej nga Egjipti pasi ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga forcat egjiptiane. Ajo dhe grupi i saj i xhirimit mbërritën në Sheshin Tahrir, ku një turmë e entuziazmuar kërkonte autografe nga ajo. Por papritur, në momentin që ajo ishte duke u përgatitur për të raportuar, turma u bë e dhunshme. Bateria e kameras ra dhe kameramani po e zëvendësonte kur dëgjoi dikë nga turma që tha në arabisht: Hiqi pantallonat. Kameramani u kthye nga ajo dhe i tha se duhej të largoheshin urgjent.

“Mendova se do të vdisja dhe do të ishte një vdekje e tmerrshme, që do zgjaste pa fund,” kujton Logan.

Producenti dhe shoferi i saj ishin të pafuqishëm për ta mbrojtur sepse turma ishte shumë e fuqishme.

Truprojat e mbajtën për pak, por turma ua hoqi prej duarsh. “Edhe pas shumë ditësh më dhimbte dora, aq shumë isha shtrënguar pas truprojave,” thotë Logan.

Përdhunimi përfundoi vetëm kur një grup grash egjiptiane thirrën 20 ushtarë në ndihmë. CBS e tërhoqi mamanë e dy fëmijëve urgjent në SHBA dhe e vuri nën mbrojtje. Më pas lëshoi një deklaratë për ngjarjen. Ajo shpreson se kjo intervistë do të nxisë ndërgjegjësimin për detyrën e gazetareve në vendet në konflikt. “Në një mënyrë ose në një tjetër, regjimi na bën armiq ne,” tha ajo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama