Një mesazh privat në Facebook i Erjon Braçes për gazetaren e të përditshmes Sot, Klara Çaushi u publikua nga e reja në rrjetet sociale. Të dy, duket se kanë pasur një komunikim publik, të cilin Braçe ka dëshiruar ta vazhdojë privatisht në chat, por vajza e ka postuar mesazhin e tij në një foto, duke i dhënë publikisht përgjigje.
Më poshtë mesazhi i deputetit socialist për gazetaren:
Përgjigjja publike e gazetares për Braçen ka qenë kjo:
Deputeti socialist përmendi disa raste në rrjetet sociale, sesi në vende të ndryshme te botes, dënohesh me burg, nëse nuk paguan taksat. Shembujt e tij, Erjon Brace i përmend tërthorazi per kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili shkëmbeu replika me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Duket se këtu ka lindur edhe debati me gazetaren e Sot.