Gazheli emerohet drejtor i DPPP-se

Gazheli emerohet drejtor i DPPP-se

Gent Gazheli do të jetë kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Gazheli emërohet në detyrën e drejtorit të DPPP-së në vend të Arben Doçit. Prezantimi i tij është bërë nga zv.ministri i Financave, Ervin Mete. Gazheli ka mbajtur detyrën e Këshilltarit në Këshillin e Bashkisë Tiranë si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) është Njësia e Inteligjencës Financiare e Republikës së Shqipërisë dhe Autoriteti Përgjegjës për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, e krijuar në vitin 2001. Si njësi informuese-inteligjence, DPPPP jep informacion agjencive të zbatimit të ligjit dhe organit të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama