Gegnishtja Blushi-Ndreces Duhet te perdoresh gjuhen zyrtare

Gegnishtja, Blushi-Ndreces: Duhet te perdoresh gjuhen zyrtare

Seanca dëgjimore me tre kandidatët për ambasadorë të Shqipërisë në Kosovë, Maqedoni dhe Vatikan është shoqëruar jo pa debate në Komisionin e Jashtëm. Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kanë drejtuar një sërë pyetjesh kryesish për kandidatin për ambasador të Shqipërisë në Vatikan, Ardian Ndreca.

Islami

Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami i kujtoi kandidatit Ndreca se ka mbajtur disa qëndrime kritike ndaj Presidentit Nishani ndërsa kërkoi të dinte nga Ndreca nëse u qëndron më atyre kritikave të bëra ndaj kreut të shtetit. Në përgjigje të kuaj pyetjeje të Islamit, Ndreca tha se kam qenë qytetar privat kur kam botuar artikujt për Nishanin. Roli i intelektualëve duhet të jetë kritik. Me koherencë totale kam kritikuar edhe qeverinë socialiste të Nanos. Jam i paangazhuar politikisht. Mu duk kakofoni që Presidenti mori si këshilltar një pjesëtar të Monarkisë. Për institucionin e Presidencës dhe Presidentin kam respekt. Kam mbrojtur edhe Presidentin Topi kur është sulmuar padrejtësisht. Ndërkohë Islami replikoi sërish duke thënë se do të preferoja guximin të pranonte ato që ka thënë për Presidentin, të cilin e ka quajtur si figurë groteske. Është në konflikt moral me Presidentin.

Blushi

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi e pyeti kandidatin Ndreca në lidhje me gjuhën gegnisht të përdorur prej tij. Vlerësoj tre kandidaturat dhe inkurajoj MPJ-në që të fusë sa më shumë diplomatë karriere në shërbim. Vlerësim për Ndrecën, por shteti ka simbole si flamuri dhe gjuha. Ju shkruani në gegnisht në shkrimet tuaja. Por kur je zyrtar i shtetit duhet përdorur gjuha zyrtare. Gjuha është një nga arsyet që jemi bashkë sot. Ku fillon dhe mbaron parimi i laicitetit të simboleve, gjuhës, etj. Shpresoj të mos paragjykohem si njeri kundër gegnishtes, siç u paragjykova herën e shkuar në lidhje me fenë, u shpreh Blushi.

Në përgjigje të pyetjes së Blushit, Ndreca theksoi se shkrimet janë jo zyrtare dhe se në punën zyrtare do të përdor gjuhën zyrtar. Nga ana tjetër në emër të opozitës, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi akuzoi mazhorancën se po propozon për ambasadorë kandidatura politike. Sistemi i diplomacisë ka rënë. Ka katër muaj që kandidaturat që paraqiten janë politike. Po goditet sistemi i diplomacisë, tha Bumçi. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade e cila duke ju referuar deklaratës së Bumçit tha semë vjen mirë që jeni të shqetësuar, kur për 8 vjet bëtë masakër në trupin diplomatik. Tre emrat e propozuar për ambasadorë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe të miratuar nga kryeministri Edi Rama, pritet ti kalojnë Presidentit Nishani për të marrë miratimin final me dekret.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama