Genc Pollo Erozioni i kulturave rrezik global

Genc Pollo: Erozioni i kulturave, rrezik global

Kështu është shprehur dje ministri i Arsimit, Genc Pollo, gjatë takimit me mësues emigrantë. Më tej ai ka shtuar se "ky është një rrezik që ne duhet të përpiqemi ta ndalim dhe duhet të kujtojmë se ajo që u quajt nga poetët e Rilindjes, "gjaku i shprishur", për 4 apo 5 shekuj (në rrethana të tjera kuptohet) ruajti gjuhën dhe identitetin". Përpos njohjes së gjuhës ku jetojnë fëmijët e emigrantëve duhet të dinë edhe gjuhën amtare. E kjo është mjaft e vështirë të ruhet, për shkak të kontaktit që fëmijët kanë në shkollë me bashkëmoshatarët vendas. Për ministrin e Arsimit, zgjidhja është: në orët e pasdites, brenda mundësive të çdo familjeje, ose të çdo komuniteti, t‘u ofrohet shansi, mundësia dhe shërbimi për të ruajtur elementët bazë të mësimit të gjuhës shqipe të kulturës, të historisë të trojeve amtare dhe të folklorit të tyre". Sipas tij, për këtë ka nevojë për mësues të trajnuar, të aftësuar me përmbajtjen më të re dhe me metodikën më moderne". Po kështu, Pollo, tha se "si Ministri kemi qenë aktivë, çdo komuniteti që ka kërkuar tekste në gjuhën amtare, (abetare dhe tekste të tjera) i kemi blerë dhe ia kemi dërguar, për të furnizuar ato shkolla që kanë qenë produkt i iniciativës së komuniteteve shqiptare, por edhe i dashamirësisë së autoriteteve kombëtare dhe lokale të vendeve ku ata jetojnë".

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama