E pranoj se po them te verteten, femrat jane me te sinqerta se meshkujt. Nje sondazh i bere nga “Science Museum” ne Londer hedh drite mbi boten e erret dhe misterioze te genjeshtrave. Per me teper, ndryshe nga sa mendohej, zbulon se femrat jane me te besueshme se meshkujt. Nga kerkimi i bere ne mbi 3 mije persona doli se meshkujt thone mesatarisht 3 genjeshtra ne dite, e barabarte me 1092 te tilla ne vit. Perkundrazi grate ndalen ne shifren 728, duke e bere kete veprim jo me shume se 2 here ne dite. Per me teper, pasi e kane bere, te 82 per qind e tyre rendon ndjenja e fajit, shifer kjo qe te meshkujt eshte 70 per qind. “Objekti” i preferuar per t’i thene genjeshtrat jane nenat. Nje mashkull ne kater dhe nje femer ne pese pranojne se ia fshehin rregullisht te verteten nenes.
Kete e verteton edhe dhjeteshja e genjeshtrave me te perdorura, ku ne vend te pare per grate dhe ne vend te dyte per meshkujt qendron shprehja: “Jam mire, nuk ka asgje”. Nje fraze e thene me teper per siguri se sa per te genjyer vertet. Perballe temes tronditese te thenies se genjeshtrave ndaj partnereve, te intervistuarit e deklarojne veten te sinqerte 9 ne 10 raste, pa diferenca mes burrave dhe grave. Keto te fundit mund te jene me te sinqerta nese marrin numrin e genjeshtrave te thena ne nje dite, por besueshmeria e tyre minohet dukshem nga pyetja e fundit e sondazhit, se cili nga dy sekset eshte me i afte te fshehe te verteten. Ketu grate fitojne me shume pak pike. Por edhe pse genjejne me pak, genjeshtrat e tyre jane zakonisht me te demshme dhe me te kamufluar mes se vertetes. Nderkaq, nje tjeter studim kanadez tregon se femijet qe genjejne jane ata qe e kane inteligjencen me te zhvilluar. Kerkimi i bere nga psikologu Kang Lee, i cili drejton Institutin e Studimeve per Femije ne Universitetin e Torontos, i referohet femijeve te vegjel.
Qe ne moshen 2-vjeçare, tregon Lee, nje femije ne pese eshte ne gjendje te genjeje. “Te mesuarit e te thenit te genjeshtrave eshte nje etape e rendesishme ne procesin e zhvillimit konjektiv”, shprehet psikologu. Ne fakt, truri duhet te kryeje dy veprime njekohesisht: ne fillim te vendose menjane te verteten, pastaj ta zevendesoje ate me nje alternative tjeter pasi ka manipuluar te dhenat e ambientit qe e rrethon. “Femijet qe mesojne te thone genjeshtra heret, kane me shume mundesi qe te kene me shume sukses ne jete”, perfundon kerkuesi. Ne studimin e Torontos u perfshine 1200 femije nga mosha 2 ne 16 vjeç.
Pas eksperimenteve te bera me femijet e ketyre grupmoshave, Lee arriti ne perfundimin se nese ne moshen 2 vjeç perqindja e femijeve te afte te genjenin ishte 20 per qind, ne moshen 3 vjeç ajo shkonte ne 50 per qind, ndersa ne moshen 5 vjeç me 90 per qind. Piku i genjeshtrave ishte nga mosha 7 deri ne 12 vjeç per t’u rikthyer ne shifrat 60 per qind ne moshen 16-vjeçare. Parimi biblik thote se nuk duhet te thuash gjera te rreme. Ky "rregull" ekziston ne fene budiste per me shume se 2500 vjet. Pra, feja ben dallim mes se vertetes dhe se pavertetes. Ne gjuhen kineze genjeshtra njihet si "zhi". Ne Kine dhe Tajvan genjeshtra shihet si perberese mes lidhjes logjike e diturise. Ajo shihet si nje nderthurje e moralit dhe kreativitetit.
Genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve
Meshkujt genjejne femrat dhe e kunderta. Pjesa me e madhe e njerezve jane dakord se pak "genjeshtra" jane te nevojshme ne lidhjen ne çift, por nese do kalohej kufiri, atehere ato do te beheshin te rrezikshme. Ka ndryshime te medha mes genjeshtrave qe perdorin meshkujt dhe femrat. Nje studim tregon se kur femrat genjejne, ato fokusohen me teper te genjeshtrat qe i bejne te tjeret te ndjehen mire, si genjeshtra klasike kur gruaja i thote vjehrres se darka ishte shume e shijshme, edhe pse mezi e kishte kapercyer.
Ndersa ne zemren e meshkujve ekziston me teper egoja mashkullore. Meshkujt genjejne qe te duken superiore. Nje nga gjerat per te cilen genjehet me teper eshte ajo qe ka te beje me seksin. Edhe ne kete fushe, meshkujt genjejne shume. Ne vrullin e pare te dashurise eshte normale qe nje mashkull te flase tere kohen per bukurine e se dashures. Femrat, kur degjojne komplimentin: "Ti je me e mira!", ndjehen te lumtura dhe te vleresuara. Meshkujt e dine dobesine e tyre, keshtu qe kete kompliment e kane refren.
Genjeshtra qe perdoret me shpesh per ta bere femren te bjere menjehere ne dashuri eshte: "Sigurisht qe i pelqej shoqet e tua!". Nje nga gjerat me te rendesishme ne jeten e femrave jane miket e saj me te mira. Nje genjeshter qe meshkujt perdorin shpesh. Pas pyetjes: si te duken shoqet e mia, ai pergjigjet: "Me pelqyen" - edhe pse eshte e kunderta. Nuk dua te bej seks, ajo qe me intereson eshte te rri me ty, eshte nje tjeter mashtrim i rafinuar mashkullor. Domethene nuk do te isha ketu nese nuk do te doja te beja dashuri me ty. Objektivi eshte te qetesoje vajzen e gjore dhe te mos e beje te ndihet nje objekt seksual. Por domethenia e vertete e kesaj fraze eshte: do te genjeja nese do te thosha se nese nuk do te kisha mundesi te shkoja me vone me ty, nuk do te isha ketu duke humbur kohe.
Po ashtu do te telefonoj une. Kjo eshte nje nga genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve. Qe nuk do ta beje eshte e sigurt, por per arsyet mund te diskutohet gjere e gjate: ndoshta nuk eshte plotesisht i bindur dhe deshiron t’i jape vetes nje mundesi, ndoshta nuk do te ta thote ne sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do te kete nje here te dyte. Mos prisni me shprese dhe mbi te gjitha mos nisni te mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta eshte shume i zene me pune, nuk ka kohe, apo eshte i semure.