Ai është një i ri që do të kandidoj me dy politikanë që sipas medieve kanadeze janë “ujqër të vjetër”, megjithatë kandidimi i dervishit është pritur shumë mirë pasi siç raportojnë mediat njerëzit janë të lodhur me politikat e vjetra.
Në një intervistë të dhënë për revistën kanadeze “Collective” ai deklaroi se pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje kishte si pikënisje faktin që PRD kishte programin më të mirë elektoral, që shkonte në ndihmë të shtresave të mesme dhe të varfra të vendit. “Të gjitha vendet e botës janë të shqetësuara nga gjendja e vështir ekonomike, dhe ne kishim rritje taksash. Por partia për të cilën unë kandidoj beson në rritjen e taksave paralelisht me krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo çfarë është më kryesorja fondet publike duhet të jepen vetëm për kompanitë të cilat krijojnë vende të konsiderueshme pune”, është shprehur Dervishaj.
Partia ku kandidon i riu shqiptarë ka dy muaj që ka humbur liderin e saj. Vdekja e tij nga shumë kanadez mendohej se do të
ishte dhe fundi për këtë parti, “por me zgjedhjet e reja që kanë bërë drejtuesit e partisë mundësit e një fitoreje janë shumë të mëdha”, shkruan “Collectore”.
“Vdekja e Jack Layton ishte një humbje shumë e madhe jo vetëm për partinë tonë por edhe për qytetarët e këtij vendi. Njerëzit kërkojnë ndryshime, por nuk kanë aspak besim tek konservatorët, prandaj dhe partia jonë ofron alternativën më të mirë”, në këtë mënyrë e ka mbyllur intervistën e tij Gerti Dervishaj, shqiptari i parë që kandidon për një post politikë në Parlamentin e Kanadasë.