Gezim Kruja Humori shkodran po hesht

Gezim Kruja: Humori shkodran po hesht
Pesedhjetedy vite te jetes i ka kaluar ne skene. Gezim Kruja e quan te lindur profesionin e humoristit, ndersa do te perpiqet t’u dhuroje njerezve te qeshura aq sa te mundet. I dekoruar vetem pak jave me pare nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i Madh”, Kruja ben nje analize te ngerçit te humorit shkodran.

Mbi gjysme shekulli ne skene, Gezim Kruja vazhdon ta kete pjese te jetes humorin. Se bashku me te tjere, ai i perket atij brezi qe e bene te dallueshem e te dashur humorin shkodran. Interpretues i mbi njemije roleve, pak kohe me pare Kruja u dekorua nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshter i Madh”. Me shume vite karriere mbi shpatulla, ai shprehet se do te vazhdoje te beje humor sa te mundet, madje deshiron qe kete profesion e njekohesisht pasion ta trashegoje tek i biri. Por Shkodra e humorit nuk eshte me e dikurshmja. Kruja pranon se ky qytet ka rene ne heshtje, ndersa per kete situate mund te rendisesh edhe nje sere shkaqesh. Ne nje interviste per “Shqip”, humoristi Gezim Kruja tregon per jeten artistike dhe per humorin sot.

Ju jeni nje nga njerezit qe e njihni shume mire humorin. Pse sot Shkodra nuk po percjell humor si vite me pare?

eshte shume e vertete qe krahasuar me dekada me pare, sot humori shkodran ka mbetur ne vend. Madje do thoja se 5-6 vitet e fundit duket sikur eshte ne gjume. Nuk i takon Shkodres te rrije e heshtur kur flitet per humor. Ky qytet duhet te mbaje te gjithe Shqiperine me kete zhaner. Sipas meje jane disa arsye qe kane sjelle situaten e sotme: nuk aktivizohet elementi i ri, mungojne skenaret dhe ajo qe eshte me e rendesishme, mungojne fondet.

A i ka mundesite Shkodra te prodhoje humor si vite me pare?

Pa diskutim qe Shkodra eshte nje qytet qe prodhon humor. Per nga vet natyra, qytetaret edhe ne biseda te thjeshta me njeri- tjetrin nuk mund te mos hedhin nga nje batute. Por me shqeteson fakti qe nuk aktivizohet elementi i ri. Shkodra ka shume talente qe duhen aktivizuar dhe afruar. Ne kemi ngelur me kujtimin dhe nostalgjine e atij humori qe benim 40 vite me pare. Brezi yne tashme eshte i lodhur, ndaj drejtuesit e Estrades duhet te shohin nga elementi ri. Kjo do te beje qe te ringjallet humori ne Shkoder.

Deri kur do te vazhdoni te beni humor?

Sot jam 72 vjeç, kam 52 vjet ne skene dhe do vazhdoj te bej humor sa te kem mundesi. Gjate kesaj kohe kam realizuar edhe turne jashte vendit si ne SHBA, ne shume vende te Europes, kam deshire te shkoj ne Australi. Humori eshte pjese e jetes sime. Kam deshire qe kete tradite familjare t’ia le trashegim djalit tim, te cilin e kam aktivizuar ne shume shfaqje dhe ka pasur shume sukses. Teksa ju me pyesni nese do te vazhdoj te bej humor, me kujtohet nje episod ne Gjermani. Po shetisja ne Menshen, me xhaketen te mberthyer mire dhe me syze dielli, nderkohe qe nje çift nga Tirana qe jetonte atje thone: sa ngjaka ky me ate Gezim Krujen, me ate qe ka pas bere humor”. U ndala, i pershendeta e u thashe: une jam Gezim Kruja, ai qe ka bere humor dhe ai qe do vazhdoje te beje humor deri sa te jem i forte.

Si profesionist i humorit, a ka nje recete per te arritur sukses ne kete gjini?

Per kete pyetje, kam nje shprehje qe e perdor shpesh: ky lloj profesioni nuk mesohet, eshte i lindur. Mbaj mend kur u lirova nga ushtria ne vitin 1960, u aktivizova me Estraden amatore dhe pas nje shfaqjeje me dhane flete nderi. Te nesermen me thirri regjisori i Estrades se Shkodres, Paulin Sekij, i pari regjisor dhe per mua me i miri dhe me tha: “Gezim, luaj si te duash e çfare te duash se ju keni nje mimike qe, edhe pa folur fare, ju flet fytyra”.

Tashme jane bere shume vite karriere. Çfare mbetet ne mendjen tuaj?

Pothuajse ne çdo shfaqje kam perjetuar momente te bukura. Por kujtoj gjithnje fillimet e mia kur u aktivizova ne Estraden e repartit ushtarak. Ne libret ishte e parashikuar qe te kishte edhe nje femer ne nje rol dhe i them komandantit te repartit para te gjithe ushtareve: “Komandant, na duhet nje femer”. Aty shperthen gazi. Per çfare po flet - me tha komandanti. Po na duhet se ka nje rol ne skene, iu pergjigjja. Me nje fytyre te egersuar me tha: “Shkodrani dashka edhe femer, kerkon te na degjenerosh repartin”. Kjo kaloi me sportivitet por sa qesharake, aq e rrezikshme ishte kjo situate per kohen. Gjithashtu ne mendje me ka mbetur edhe roli i pare me estraden profesioniste, ku kam luajtur klounin me dy gjela. Por pa diskutim, vleresimet nga qytetaret dhe akordimet e titujve te shumte jane kenaqesi e veçante e karrieres sime.

Kush eshte Gezim Kruja

Ka lindur ne Shkoder, ne vitin 1939. Karrieren humoristike e ka nisur qe ne moshen 13-vjeçare. Fillimet me Estraden amatore nisin qe ne kohen kur ishte ushtar me 1958. Me pas vazhdon aktivizimin ne vitin 1960 me Estraden profesioniste te Shkodres. Gezim Kruja ka mbaruar ne vitin 1979 Institutin e Larte Pedagogjik, dega e Gjuhes dhe Letersise ne Shkoder. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologe gazmor. Ka interpretuar mbi nje mije role ne skeçe te ndryshme dhe ka 52 vite qe ushtron profesionin e humoristit. Ne vitin 2004 ka marre titullin “Krenaria e Qytetit”. Ne vitin 2005 merr titullin “Naim Frasheri i Arte” dhe ne vitin 2010 titullin “Mjeshter i Madh”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama