Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se gëzimi ynë varet nga disponimi i miqve tanë dhe miqve të tyre... Miqtë e lumtur, të cilët jetojnë pranë nesh, e shtojnë mundësinë që edhe ne të jeni të lumtur për 60%. Derisa llogaritet se kolegët e punës nuk kanë ndonjë ndikim specifik në disponimin tonë. Ndërsa, është interesant fakti se miqtë nga e njëjta gjini kanë ndikim shumë më të madh në disponimin tonë, sesa vetë partneri. “Gëzimi ynë nuk varet nga veprimet tona, sjellja apo mendimi, por nga njerëzit, të cilët ndoshta nuk i njohim fare, por që mund të kenë ndikim te ne”, thotë Nicholas Christakis, njëri nga hulumtuesit.
Ky studim lë të kuptohet se shumica e fenomeneve të tilla, si lumturia, depresioni, kërcënimi, prirja ndaj alkoolit, pirja e duhanit, si edh gjendjet tjera shëndetësore, janë fenomene të cilat barten ndërmjet miqve nga njëri te tjetri. Për këtë arsye, kujdes me kë shoqëroheni!