Gezohet Ferencvarosh Nuk do udhetojme per ne Shqiperi

Gëzohet Ferencvarosh: Nuk do udhëtojmë për në Shqipëri

Pak minuta pasi KAS i Lozanës ka dhënë vendimin për të mbajtur në fuqi dënimin njëvjeçar të Skënderbeut, klubi i Ferencvaroshit ka njoftuar të gjithë tifozët se ka siguruar pa u lodhur kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Ferencvarosh

"Nuk do të udhëtojmë për në Shqipëri", ishte titulli i njoftimit të publikuar në faqen e klubit hungarez, i cili bënte të ditur se si KAS kishte mbështetur qëndrimin e UEFA-s pas hetimit që kjo e fundit kishte bërë për rezultatin e dyshimtë të një ndeshje.

Në teori, Ferencvarosh duhej të kishte luajtur kundër një klubi tjetër shqiptar, por UEFA ka vendosur që asnjë ekip tjetër të mos zëvendësojë Skënderbeun e përjashtuar nga Europa.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama