TIRANË, 3 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Social-Demokrateve ne Parlamentin Evropian, Gianni Pitella, në një ceremoni të veçantë është pritur te marten pasdite në këshillin bashkiak të Tiranës, ku i eshte dorezuar "Celesi i qytetit" .
Në ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deputete të Kuvendit, ministra, ndërsa përfaqësuesit e opozitës bojkotuan aktivitetin.
N/kryetaria e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ne fjalen e saj theksoi se "kjo ceremoni e thjeshtë ka një kuptim të madh, sepse jemi mbledhur për të nderuar një mik që nuk është vetëm i Tiranës, por i të gjithë shqiptarëve, Gianni Pitella, Presidenti i grupit te së majtës në Parlamentin Evropian.
Paskali e konsideroi Pitellën avokat të Shqipërisë dhe fakti që ndodhet në Tiranë tregon përkushtimin e tij ndaj vendit tonë. "Për ne shqiptarët dhe të gjithë vendeve të rajonit që kërkojnë hyrjen në BE, prezenca e Gianni Pitelles është një fat për të gjithë. Dhe për të gjithë këtë kontribute ne e nderojmë me "Çelësin e Tiranës", që simbolizon lirinë e tij për të hyrë dhe dalë sa herë të dëshirojë. Mesazhi është "nga sot e tutje je një nga tanët", tha Paskali.
Kryetari i Këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi, në fjalën e tij theksoi se Gianni Pitella është sot një nga qytetarët e Tiranës dhe unë falenderoj kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, për iniciativën e tij për t'i dhënë Çelësin e Qytetit një njeriu të nderuar si Gianni Pitella.
Ndërsa Presidenti i Social-Demokrateve ne Parlamentin Evropian, Gianni Pitella, u shpreh se, "ky qytet ikonë është pasqyra e Evropës. Ky gjest vlen jo vetëm për mua dhe familjen time, por eshte një gjest i shkrirjes që ka Shqipëria për vendin tonë. E ardhmja e Shqipërisë është Europa, Komuniteti Evopian dhe Shqipëria e ka mbajtur këtë pozicion edhe në momente të vështira. Kjo vjen nga bindja ime që kam për vendet si Shqipëria dhe gjithë qytetarët shqiptare".
"Karakteristika e veçant e Shqiperise eshte krenaria. Ky është me të vërtet vendi i shqiponjave, me njerëz të kurajshëm dhe një vend i preferuar nga një histori e vështire dhe askush nuk ka dhuruar asgje dhe gjithcka keni pasur e keni arritur me forcat tuaja dhe askush nuk do të na dhurojë asgje, sepse edhe unë jam tashmë pjese e juaja", tha Gianni Pitella. /f.n/