Niveli i testosteronit ndikon në gjatësinë e gishtave të meshkujve, gjë që tregon edhe për vetitë e karakterit të këtij njeriu, kanë konstatuar shkencëtarët kanadezë . Të ashtuquajturit meshkujt alfa, te të cilët gishti i unazës është dukshëm më i gjatë sesa gishti tregues, rrezikojnë më shumë në të gjitha fushat e jetës, meqë ata kanë një nivel të lartë të hormonit mashkullor, e meshkujt e tillë më së shpeshti preferohen shumë nga femrat. Një studim i mëparshëm i Universitetit të Kembrixhit ka treguar sesi shumica e bankierëve të suksesshëm nga Nju Jorku ka gishta të gjatë të unazës, gjë që shkon në favor të kësaj teorie.
Në anën tjetër, femrat që kërkojnë siguri dhe një burrë të qëndrueshëm dhe stabil, do të përcaktohen për meshkuj te të cilët gishti tregues është më i gjatë sesa të tjerët, pa marrë parasysh se meshkujt e tillë, thuhet se janë tepër të mërzitshëm. Gjatë studimit, nuk është parë se gjatësia e gishtave ka rëndësi edhe te femrat, meqë ato zakonisht kanë gishtin tregues dhe atë të unazës përafërsisht me gjatësi të njëjtë.