Njerëzit me gishtin e unazës më të gjatë janë më të prirur ndaj osteartritisit të gjurit dhe gishtave, anoreksisë, autizmit dhe alkoolit. Gishti tregues më i gjatë shkakton kancerin e gjirit dhe sulmin në zemër, zbulon një studim. Gjatësia e gishtave mund të japë përgjigje se sa janë shanset të sëmureni nga ndonjë sëmundje, dhe kjo veçanërisht vlen për raportin në mes gishtit të unazës dhe gishtit tregues, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Swansea. Varësisht prej asaj se cili gisht është më i gjatë, mund të zbulohet rreziku nga problemet serioze shëndetësore siç janë kanceri dhe problemet e zemrës. Gjatësia e gishtave është e përcaktuar qysh në barkun e nënës, ndërsa në rritjen e tyre ndikojnë edhe hormonet. Hormoni mashkullor testosteroni nxit rritjen e gishtit të unazës, ndërsa hormoni femëror estrogjeni rritjen e gishtit tregues, dhe pikërisht gjatësia e gishtave tregon se sa hormone të tilla keni në trup.
“Kjo u ndihmon njerëzve të zbulojnë se ndaj cilave sëmundje janë më të prirur dhe kësaj t’ia përshtatin stilin e jetës për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet, thotë udhëheqësi i studimit, John Manning, i cili shton që më mirë është të maten gishtat e dorës së djathtë.
Gishti unazës më i gjatë
Njerëzit me gisht më të gjatë të unazës kanë dy herë shanse më të mëdha të sëmuren nga osteoartritisi i gjurit dhe gishtave, dhe gjasat më të mëdha janë edhe për anoreksi, veçanërisht tek ata të cilët e kanë jashtëzakonisht të gjatë këtë gisht. Ftohja është shumë më e shpeshtë tek ata njerëz, por lajmi i mirë është që ata janë më pak të prirë ndaj pirjes së duhanit. Studimet kanë zbuluar lidhjen e gjatësisë së gishtit me çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes, si dhe rrezikun nga autizmi. Në qoftë se gishti juaj i unazës është një centimetër në i gjatë se gishti tregues keni predispozita të mira për t’u marrë me sport në mënyrë profesionale. Lajmi i keq është që gishti i unazës më i gjatë nënkupton edhe prirjen ndaj alkoolit.
Gishti tregues më i gjatë
Femrat në moshën prej 35 deri 75-vjeçare me karcinom të gjirit kanë pasur gishtin tregues më të gjatë se gishtin e unazës, dhe arsyeja e kësaj është me siguri ekspozimi i madh ndaj hormonit të estrogjenit i cili lidhet me zhvillimin e tipave të caktuar të kancerit të gjirit. Bulimia është një problem tjetër me të cilin ballafaqohen femrat me gishtin tregues më të gjatë, ndërsa arsyeja e kësaj është ekspozimi i hershëm ndaj estrogjenit.
Gishti tregues më i gjatë është veçanërisht i rrezikshëm për meshkujt në moshën 50-vjeçare, sepse rrit mundësinë e sulmit në zemër, por ndërkaq atyre për një të tretën ua zvogëlon mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës.