Gjakmarrja nuk eshte harruar por minimizuar

Gjakmarrja nuk eshte harruar, por minimizuar
Prej disa vitesh në rrethin e Tropojës nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjakmarrjeje, por vëmendja e institucioneve ndaj këtij fenomeni është e lartë, pasi vazhdojnë të mbeten  të ngujuara nga gjakmarrja disa  familje, mes tyre edhe fëmijë të moshës shkollore.

Drejtuesit e pushtetit vendor thonë për “Shekullin”,se në bashkëpunim me shoqatën e pajtimit të gjaqeve,vazhdimisht kanë punuar në këtë drejtim duke sensibilizuar opinionin,madje me këtë metodë ka patur rezultate pozitive, por ende kemi raste të ngujimit të familjeve për shkak të ngjarjeve të vjetra e tashmë të njohura, drejtuesit e shoqatës së pajtimit të gjaqeve në Tropojë,shoqatë e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajonin e Gjakovës e më gjerë.

Para disa muajsh u pajtuan dy familje që ishin në hasmëri njëra me tjetrën prej vitesh,në komunën Lekbibaj,familje që i përkisnin fshatrave Paç dhe Aprripë,thotë avokati Dhimitër Muslia. Rënia e numrit të familjeve të ngujuara mbetet tregues i punës së bërë edhe nga komuniteti, forcat e policisë e strukturat shtetërore dhe jo vetëm në Tropojë, por dhe në të 3 rrethet e tjera të qarkut Kukës, ku janë ende familje të ngujuara në Has dhe një në Kukës

Shqetësim në rrethin e Tropojës përbëjnë rastet e evidentuara me tendencë gjakmarrjeje ku kemi të evidentuar rreth 120 familje,thonë drejtuesit e shoqatës. Me këto familje po punohet në bashkëpunim me  pushtetin vendor me synim pajtimin përfundimtar, pasi edhe shkaqet janë kryesisht grindje për pronësi, apo grindje të çastit që mund të zgjidhen edhe përmes pajtimit  midis familjeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama