Gjarpri Anakonda qe do te prodhoje energji elektrike

Gjarpri 'Anakonda' qe do te prodhoje energji elektrike
Zgjidhja e problemit të krizës së energjisë që ka përfshirë Britaninë e Madhe mund të jetë një gjarpër “Anakonda” prej gome 182 m i gjatë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një pajisje që transformon energjinë e valëve të detit në energji elektrike dhe për më tepër nuk ndot ambientin. Mendohet se kjo pajisje mund të zëvendësojë mijëra turbina ere që do të ndërtohen në Britaninë e Madhe gjatë dekadës tjetër. Profesorët Francis Farley dhe Rod Rainey, krijuesit e pajisjes, shprehen se nëse testet janë të suksesshme, atëherë “fermat e Anakondave” mund të ndërtohen pas 5 vitesh.

Pajisja, e cila ka një gjerësi prej 6 m, është prej gome dhe e mbushur me ujë. Ajo është konceptuar që të ankorohet në një thellësi 36 m deri në 96 m, 3 km larg nga bregu. Duke qenë se është prej gome, pajisja është më e lehtë sesa gjeneratorë të tjerë dhe nuk ka sistem hidraulik të ndërlikuar. Gjithashtu ka kostot e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes janë të ulëta. Në bazë të testeve që po ndërmerren aktualisht, një “Anakonda” mund të gjenerojë 1 megavat energji, e mjaftueshme për të furnizuar me energji disa qindra shtëpi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama