Mos hani
Eshtë plotësisht e gabueshme të hani, meqë një gjë e tillë ua tërheqë vëmendjen nga vozitja.
DVD
Ekranet në automobil duhet që të jenë vetëm në vendin ku mund të shikohen nga udhëtarët e ulëseve të pasme. Sytë e shoferit duhet të jenë të drejtuar 100% në rrugë. Pamjet apo zërat nuk duhet t’ua tërheqin vëmendjen.
Muzika – jo tepër e zëshme
Ndërrimi i stacionit të radios dhe kërkimi i këngëve në CD, është njëri ndër problemet më të mëdha gjatë vozitjes. Muzikën duhet ta zgjidhni në fillim të vozitjes dhe, nëse doni që ta ndërroni atë, ndaluni përskaj rrugës, për të vazhduar me vozitje pasi ta keni mbaruar këtë punë.
Heqja e palltos
Ndodhë që, gjatë vozitjes, papritmas t’ju vijë vapë dhe doni ta hiqni pallton, apo ju bie dielli në sy dhe doni që të vini syzat. Nëse nuk jeni vetëm në automobil, atëherë kërkojeni ndihmën e të tjerëve. Nëse jeni vetëm, ndaluni, meqë mjafton një moment i mungesës së vetëdijes, që të përfundoni fatalisht, apo ta mbysni ndokënd.
Natyrisht, pa pije
Ndoshta është e tepërt që të thuhet se ndalohet konsumimi i çdo pijeje alkoolike nëse keni ndërmend që të vozitni. Nëse doni që të freskoheni, pini pak ujë, apo ndonjë lëng pemësh.
Grindjet, vetëm jashtë veturës
Nuk është mirë kurrë që të grindeni, sidomos me njerëzit që i doni, por edhe nëse ndodhë që të grindeni, kërkoni që të evitoni ta bëni këtë derisa jeni duke vozitur, meqë për shkak të nervozizmit, mund të ndodhë që ta rrisni shpejtësinë e veturës dhe, të ndodhë ajo më e keqja.