Gjashte keshilla per te gjetur shpirtin binjak

Gjashte keshilla per te gjetur shpirtin binjak
Mësoni artin e të rënit në dashuri, sekretet e tij dhe joshja

Nga ekspertët e filozofisë orientale vijnë edhe gjashtë këshilla për të gjetur rrugën e duhur në kërkim të shpirtit binjak. Në përfundim të ditës keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si zhvisheni? Se si i vendosni këpucët apo rrobat? Sipas principeve të filozofisë orientale Zen çdo gjë lidhet me mënyrën e thjesht se si silleni çdo çast të ditës, këto gjëra reflektojnë mbi veten tonë. Jeni të lodhur nga situata jote prej beqari apo nuk doni më të përballoni të njëjtat çështje të jetës suaj sentimentale? Ndoshta është koha të mësoni artin e të rënit në dashuri dhe sekretet e tij.

1. Keni parë me vëmendje rreth vetes

Është i njohur fakti se pjesën më të madhe të ditës harxhojnë kohën duke kërkuar personin e zemrës kudo. Vështroni përreth dhe personat që të qëndrojnë afër në jetën e përditshme. Një shok, një koleg mund të jetë një nga adhuruesit e tu dhe ti e ke përjashtuar nga të qenit partner. Duhet t’i shihni gjërat me një këndvështrim tjetër dhe të dashurin mund ta gjeni shumë afër vetes.

2. Në dashuri duhet të jeni vetvetja

Shumë persona ankohen se nuk i do njeri. Arsyeja është e thjeshtë, janë të zëna duke recituar një rol, aq sa të tjerët nuk arrijnë t’i njohin në të vërtetë. Duhet të jeni të lirshëm dhe vetvetja në marrëdhënien që doni të nisni. Pos merrni një rol që nuk është juaji. Lëreni veten të lirshme pasi autenticiteti ju bën të çmuar.

3. Partnerin lëreni të jetë “beqar”

Një nga pengesat kryesore në dashuri është tendenca për të “mbajtur” partnerin. Partnerët prangosen me njëri-tjetrin duke mos e lënë dashurinë e tyre të rritet lirshëm dhe natyrshëm. Nëse dikur bëhet pjesë e jetës tënde, jepi hapësirë dhe lëre të lirë. Duhet të jeni të lumtur për çdo gjë që të dhuron, edhe nëse është pak. Nëse preferon të dalë për një kohë jashtë skene jepi mundësinë ta bëjë, pa qenë shumë posesiv.

4. Eliminoni mendjen

Ka njerëz që mendojnë se dashuria është e pamundur të kënaqë të gjitha aspektet. E keni pyetur veten se cilat janë “gjërat e duhura” për dashurinë. Bëni një listë të tillë dhe, pasi ta lexoni do të vëreni se jeni kthyer në një njeri që vetëm kërkon të marrë. Ndaj mundohuni ta lëshoni veten. Të paktën një ditë provoni të hiqni dorë nga kërkesat e tua dhe shikoni se sa mirë jeni pa to. Duke vepruar në të njëjtën mënyrë për disa ditë me radhë do të vini re se gjërat që i keni konsideruar si shumë të rëndësishme nuk janë aspak ashtu dhe se mund të jetoni shumë mirë pa të. Kështu do t’i jepni më shumë hapësirë vetes dhe partnerit tuaj, pa qenë shumë tendencioz.

5. Zbulo zemërgjerësinë tënde

Të japësh dhe të marrësh është një pikë e fortë e çdo lidhjeje. Kur bie në dashuri, kjo nuk është aspak problem. Jemi të lumtur kur dhurojmë spontanisht dhe çdo gjë. Mundohuni t’i dhuroni diçka që ta ndryshojë rrjedhën e ditës suaj të zakonshme, për ta kthyer atë në një ditë të veçantë. Përdorni fantazinë tuaj për të bërë çdo ditë unike dhe të vetme. Edhe nëse nuk merrni ndonjë gjë në shkëmbim. Do të ndjeheni të lumtur qoftë edhe nëse merrni një buzëqeshje apo një puthje të ngrohtë si shkëmbim të dhuratës suaj. Por ju duhet të jeni të ndërgjegjësuar se, kur jepni

diçka të mos merrni asgjë në këmbim, qoftë edhe buzëqeshjen apo një faleminderit. Jepni thjesht për kënaqësi, pa kërkuar gjë në këmbim.

6. Mëso të jesh shoqe

Shumë gra ankohen se janë vetëm, edhe kur kanë në krah një partner. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë se nuk janë shoqe të vetes së tyre. Kushtojini kohë vëzhgimit të vetes tënde. Prano gjithçka të personalitetit tënd dhe mos e gjyko më veten. Mundohu të shohësh çfarë ndodh brenda teje. Duke mos qenë të rreptë me veten, arrijmë të kuptojmë se të tjerët të duan për faktin e thjeshtë se si jeni realisht. Duke vlerësuar veten, do të arrini të vlerësoni edhe të tjerët.

Si të harmonizojmë jetën seksuale?

Nuk ka asnjë dyshim që ndryshimet në sjelljen seksuale të burrit dhe gruas kanë një ndikim shumë të madh në marrëdhëniet intime të çiftit, dhe shpesh janë shkaku kryesor i disharmonisë mes tyre.

Ndryshe, kjo gjendje apo sjellje njihet edhe me sintetizimin e pozicionit seksual mashkullor dhe femëror se “dashuria e burrit kalon nga ndjenjat fizike në atë shpirtërore dhe për femrën nga ajo shpirtërore në atë fizike”. E thënë pak më thjeshtë, burri më parë dashuron dhe më pas ndërton një botë ideale mbi këtë dashuri, ndërsa gruaja më parë duhet fituar dhe bindur në sferën e saj emotive dhe racionale, që më pas të arrish dashurinë fizike si një rezultat i botës së saj psikike. Të burri, akti seksual është më shumë i lidhur ngushtë me stimulin erotik, ndërsa te gratë përfshin edhe mendjen, ndjenjat dhe motive të tjera racionale. Të gratë ajo lidhet me dëshirën për të kënaqur partnerin dhe për t’i shprehur dashurinë e tyre. Gruaja normalisht e arrin orgazmën pas, fillimit të asaj të mashkullit, por ka raste që nuk e arrin. Ndërkohë që të shumta janë ndryshimet e sjelljes seksuale të meshkujve dhe femrave.

Por nga se vijnë këto ndryshime? Gjithçka lidhet me strukturën e ndryshme fizike të të dy partnerëve. Testosteroni është faktori që kushtëzon sjelljen erotike te mashkulli, por ende nuk është

zbuluar se si ai ndikon në sistemin nervor. Ndërsa efekti erotik i hormoneve femërore në sistemin nervor është shumë i vogël, megjithëse është verifikuar se niveli i erotizmit është më i lartë në disa periudha të caktuara të përqendrimit të hormoneve në gjak. Ndaj një nga këshillat më të mira për jetën seksuale është harmonizimi i këtyre aktiviteteve, atë përshpejtues te meshkujt dhe ngadalësues të femrat. Partnerët që deri më sot janë ankuar për një veçanti që po u ndodh gjithnjë edhe më shumë, duke mos arritur të kulmin e kënaqësisë, duket të kuptojnë se është diçka që u ndodh të gjithëve dhe është normale, pasi lidhet me ndryshimet strukturore dhe fiziologjike të partnerëve.

Kalimi i kësaj vështirësie është e detyrë e mashkullit, që ka mundësi, sigurisht, brenda disa kufizimeve, të ngadalësojë impulset e tij seksuale. Meshkujt duhet të kenë gjithnjë parasysh se dëshira te gratë duhet të provokohet, përmes një ambienti të ngrohtë, ledhatimeve dhe dashurie. Por sigurisht që, edhe gruaja duhet të jetë e gatshme për të kaluar këtë pengesë. Gjetja e harmonisë nuk mund të realizohet vetëm nga një partner, por falë dëshirës së mirë nga të dy partnerët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama