Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në mbasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes.
Të flasësh në gjuhë të ndryshme
Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë.
Përdorimi i rrushit të kuq
Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive.
Jetesa në mal
Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.
Martesa e lumtur
Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.
Miqtë e mirë
Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike. Marrë nga PsychologyToday.com
Disa aktivitete që ndikojnë pozitivisht në aktivitetin mendor
- Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
- Të flasësh në gjuhë të ndryshme
- Përdorimi i rrushit të kuq
- Përdorimi i verës
- Jetesa në mal
- Martesa e lumtur
- Miqtë e mirë
Ndikimi i stresit në shëndetin mendor e fizik
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Gjithë muskujt, nervat dhe hormonet vihen në funksion për reagimin në gjendjen e stresit. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Aktiviteti fizik faktor menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Ndikimi i problemeve të jetës së përditshme në shëndet
Shëndeti mendor, i cili ka të bëjë me mënyrën se si ne mendojmë, ndihemi dhe përballojmë problemet e jetës së përditshme, është një çështje që po merr shumë rëndësi, pasi personat e prekur nga këto probleme përbëjnë një numër të madh. Sipas Raportit Botëror të Shëndetësisë rreth 450 milion njerëz vuajnë nga çrregullimet mendore dhe neurologjike ose nga problemet psikosociale të lidhura me abuzimin me droga dhe alkoolin. Sipas studimeve në Shqipëri rreth 10 përqind e popullsisë rezulton të ketë probleme të depresionit, ndërsa 0.5 përqind e popullsisë bëhet e ditur se vuajnë nga probleme të skizofrenisë. Rreth 450 milion njerëz në botë vuajnë nga çrregullimet mendore, neurologjike e psikosociale, ndërkohë që në Shqipëri 840 persona janë të shtruar në të gjitha spitalet psikiatrike në të gjitha qytetet.
Aktiviteti fizik jo vetëm sport por dhe relaks
Aktiviteti fizik ju mbron nga problemet e ndryshme shëndetësore. Fizkultura forcon sistemin tuaj imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon shpërndarjen e qelizave të bardha, që luftojnë infeksionet, madje dhe kancerin. Pra ushtrimet fizike, të kombinuara me një ushqim të shëndetshëm do ta ndihmonin sistemin tuaj imunitar të mbante trupin e shëndetshëm. Fizkultura e rregullt ul ritmin e prehjes së zemrës, kështu muskujt e saj kanë më tepër kohë shtesë për t’u ushqyer dhe çlodhur. Aktiviteti fizik duhet të jetë një eksperiencë pozitive, që sjell kënaqësi dhe relaks. Nuk ka rëndësi nëse si aktivitet fizik zgjidhni notin, çiklizmin, vrapimin apo ecjen, thjesht zgjidhni një aktivitet fizik që ju pëlqen. Koha dhe mosha do të tregojë efektet pozitive të këtyre aktiviteteve.