1. Kompresa me kamomil
Përgatisni një çaj me kamomil dhe lëreni të ftohet.
Merrni dy copa pambuku dhe vendosini në çajin kamomil, shtrydhini pak, dhe më pas vendosini mbi sy dhe lërini për dhjetë minuta. Në rast se nuk ju gjenden produktet e duhura, mund të përdorni edhe qeset e gatshme për sytë
Shënim: Kamomili përdoret edhe për migrenën si dhe luhatjet e tensionit. Në rast se migrena ju prek më shumë në pjesën e sipërme të hundës atëherë masazhoni tëmthat me lëng kamomili.
2. Kompresa me çaj të zi
Hidhi në një filxhan ujë të nxehtë dhe 2 lugë supe çaj të zi. Lëreni për rreth gjysmë ore, dhe më pas kullojeni. Kompresat pasi t’i keni vendosur në çajin e ngrohtë, lërini mbi sy për rreth dhjetë minuta.
3. Lani dhe masazhoni këmbët
Larja dhe masazhi i këmbëve në disa zona të caktuara ndihmon në çlodhjen e syve.
Lajini këmbët në ujë të ftohtë duke masazhuar zonat më të rëndësishme si: shputën e këmbës, thembrën, dhe kyçin e këmbës. Mbushni dy legenë, një me ujë të ftohtë dhe një me ujë të ngrohtë. Vendosini këmbët tuaja për rreth 45 sekonda në ujin e ftohtë më pas vendosini për tri minuta në atë të ngrohtë dhe përsëriteni tri herë.
4. Kompresa me bukë dhe vezë
Përzieni disa thërrime buke me një të verdhë veze dhe me qumësht, derisa të formoni një brumë homogjen. Vendoseni këtë përgatitje mbi sytë tuaj dhe lëreni për rreth njëzet minuta. Hiqeni duke pasur kujdes mos gërvishtni sytë.
Shënim: Kjo kompresë ndihmon në çlodhjen e syve tuaj, por në rast se nuk shikoni asnjë rezultat, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.
5. Kompresa me argjilë të bardhë
Ndryshe nga argjila jeshile, argjila e bardhë përshtatet për të gjitha llojet e lëkurës edhe për ato më të ndjeshme, pasi ajo është shumë e mineralizuar. Përzieni një lugë supe me pluhur argjilë të bardhë me ujë, derisa të arrini një brumë të trashë. Vendoseni këtë brumë mbi sytë tuaj dhe lëreni për rreth 2 ose 40 minuta.
6. Një lojë e vogël për të forcuar sytë tuaj Me dorën e majtë, mbuloni syrin tuaj të majtë
Më dorën e djathtë, hidhni vertikalisht një top të vogël para jush në kulmin e syrit të djathtë dhe priteni. Të njëjtën gjë bëjeni edhe me syrin e djathtë. Përsëriteni disa herë për të dy sytë.