Gjashte rregulla te arta te komunikimit me partnerin

Gjashte rregulla te arta te komunikimit me partnerin
Deri te mungesa e komunikimit vjen atehere kur porosia nuk arrin deri te bashkebiseduesi. Me gjase edhe juve ju ka ndodhur qe te degjoni ankesat e meshkujve dhe femrave se lidhja e tyre nuk funksionon. Psikoterapeutet thone se kjo mund te ndodhe edhe si rezultat i mungeses se komunikimit te mire emocional me partnerin. Mos mbani monologe dhe mos beni kritika destruktive. Lejoni partnerit qe te pergjigjet dhe te bisedoje me ju.

Komunikimi eshte menyre e bartjes se informatave te personat tjere. Mu komunikimi emocional eshte ajo qe ndihmon qe te tejkalohen pengesat sikur qe jane: turpi, mungesa e bashke-ndjenjave, egoizmi, pasiguria, apo frika nga raportet intime.

Deri te mungesa e komunikimit vjen atehere kur porosia nuk arrin deri te pranuesi. Psikoterapeutet thone se me se shumti ka rendesi qe porosia te percillet ne menyre te qarte dhe ata ofrojne gjashte menyra me ane te te cilave te gjithe ne mund te themi ate qe ndjejme:

1. Thojeni qarte ate qe doni. Kini kujdes qe ne kete drejtim te mos ju pengojne pamundesia per ta gjetur shprehjen e duhur, frika nga refuzimi, apo frika e lendimit te partnerit.

2. Jini konkrete. Shprehuni me saktesi, ne menyre qe te mos e hutoni bashkebiseduesin dhe te mos i rritni gjasat qe ai t’ju kuptoje gabimisht.

3. Mos transmetoni porosi kontradiktore. Kini kujdes qe toni i zerit tuaj, qendrimi trupor dhe levizjet te jene ne perputhje me ate qe thoni.

4. Shpjegohuni, sqaroni dhe theksoni prioritetet tuaja. Jini te shkurter dhe konkrete, duke mos thene tere ate qe doni pernjehere. Thoni saktesisht çka doni, pse e doni kete dhe si e doni. Bisedat e gjata shkaktojne lodhje dhe nxisin nje hutim edhe me te madh.

5. Mos mbani monologe dhe mos beni kritika destruktive. Lejoni partnerit qe te pergjigjet dhe te bisedoje me ju. Nese e filloni biseden me ton negativ, partneri juaj do te marre qendrim mbrojtes dhe nuk do te jete objektiv.

6. Mesohuni qe te konfrontoheni. Nese nuk e keni lehte qe t’i thoni ndonje gje bashkebiseduesit ne fytyre, kete mundeni edhe ta shkruani. Me pas mund t’i kushtoni vemendje reagimit te tij/saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama