Gjate kater muajve 32 persona me virus HIV

Gjate kater muajve, 32 persona me virus HIV
Rreth 32 persona janë identifikuar gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti me virusin HIV, pas testeve vullnetare të gjakut që kanë kryer pranë laboratorit të referencës në ISHP dhe klinikës së sëmundjeve infektive në QSUT. Megjithatë vlen të theksohet se në Shqipëri vazhdon të jetë problem numri i ulët i personave që testohen.

Kështu shprehet specialistja e shëndetit publik Marjeta Dervishi, e cila gjithashtu shton se numri më i madh i njerëzve që bëjnë test janë nga Tirana, edhe pse në 12 prefektura të vendit janë hapur qendrat e këshillimit e testimit për HIV/AIDS.  Me shifrat e reja të raportuara Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona që jetojnë me HIV, mes tyre dhe 28 fëmijë. Të dhënat japin një raport pozitiv, me asnjë rast të shënuar,  për sa i përket fëmijëve të lindur me HIV apo të infektuar nga ky virus i rëndë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama