Kur pas kthimit ne jeten normale kupton se gjithçka duhet harruar, ajo nuk ka qene dashuri, por thjesht nje aventure vere. Sipas studimeve, thuhet se edhe njerezit qe bejne nje jete shume te qete private, ne vere iu shtohet deshira per me shume intimitet. Madje, ne disa vende evropiane jane ne rritje numri i historive te dashurise ne breg te detit edhe te moshat mbi 50 vjeç. Pra ne kete rast duhet bere mire dallimi mes nje dashurie me shikim te pare, e cila mund te ndodhe kudo (e pse jo edhe ne pushime) dhe deshires per t’u zbavitur, duke e konsideruar lidhjen si pjese e kenaqesise qe te japin pushimet, por qe gjithçka duhet te marre fund me mbarimin e pushimeve.
Mund te jene shume arsye por ka nje fakt te pakontestueshem, ne stinen e nxehte shtohet deshira per seks. Madje, thuhet se jo vetem ata qe jane me pushime, por ne pergjithesi ne vere ka me shume deshire per te bere seks. E ka konfirmuar kete lajm nje nga gazetat italiane mbas nje sondazhi qe ka bere mbi "dashurite e veres" ne bashkepunim me institutin e kerkimeve Demoskopea.
Sipas sondazhit, thuhet se me te zjarrte jane meshkujt, por edhe te femrat vihet re rritja e deshires per seks. Ne sondazh kane marre pjese individe nga mosha 18 deri ne 44 vjeç. Te meshkujt nga 25 deri ne 34 vjeç, deshira per aktivitet seksual rritet ne 57% te rasteve. Nje gje shume interesante per femrat; deshira per seks ne vere rritet edhe tek ato, por sipas sondazhit kjo ndodh me shume te femrat qe jane intelektuale dhe i kane kaluar 25 vjetet. Pikerisht per kete arsye edhe metodat e kontracepsionit jane shume te kerkuara ne vere, rreth dy here me shume se gjate pjeses tjeter te vitit.
Te dish te besh shaka me partnerin eshte shenje bashkepunimi dhe disponibiliteti. Edhe kenaqesia e te qenit se bashku rezulton me e plote dhe me e thelle. “Ne fillim isha e sikletosur ne shtrat. Burri im, per te zhdramatizuar gjendjen, fillonte te qeshte:kujtoja se qeshte me mua dhe eksitimi perendonte….”, tregon Manuela, 33 vjeçe me profesionin sekretare. Por te qeshesh me partnerin, ne momentin e dashurise, mund t’i sjelle kenaqesi erosit, ndjenjes dhe lehtesise se momentit. Kur qeshet, hyhet ne nje intimitet te veçante, ku gezohet nje kenaqesi madhore.
Dhe jo vetem: lehtesohet super Uni (guardiani i emocionit), pastrohen gjithe marrezite qe na shkojne neper mendje dhe ne tregojme se si jemi ne brendesine tone, çka do te thote pa mbrojtje, pa maske, pa frikera, pa ankthin e te qenit me te miret. E qeshura ndihmon te zhdramatizohet nje moment qe emotivisht eshte shume delikat, ku shkarkohet tensioni i mendjes, dhe mbi te gjitha eleminohet kontrolli, qe ndonjehere pretendohet ne drejtimin e nje dashurie. Sherben gjithashtu per te shprehur natyrshmeri, hapje dhe disponibilitet. eshte nje çeles i nevojshem per tu kthyer pa sforcim ne momentin qe jeni duke perjetuar, ate te tanishmin, duke lene pas kraheve mosmarreveshjet e te kaluares dhe gjerat ankthioze te se ardhmes.
Seksuliteti merr me shume konkretesi dhe lehtesi. eshte dhe nje fakt fizik:te qeshesh oksigjenon trupin, masazhon organet e brendshme dhe stimulon nje prodhim me te madh te endrofines, qe jane molekulat e euforise. Rezultati eshte nje kenaqesi me intensive… E qeshura ndikon shume ne eros sepse ka te beje me komunikimin. Nese nuk flet, nese komunikimi mes partnereve nuk funksionon eshte e veshtire te jesh i qete, te jesh vetvetja dhe per me teper te marresh guximin te besh shaka ne nje moment kaq delikat siç eshte seksi. Kur je ne gjendje ta besh, do te thote se ke arritur shume dhe kjo do te thote se dhe te kuptuarit mes jush funksionon mjaft mire.
E qeshura ben qe partneri juaj te ndjehet rehat, te kuptoje se mund te jete vetvetja, dhe i beni te kuptoni se do e pranoni ashtu siç eshte. Fundi fundi jeni njerez dhe pak a shume jemi te gjithe njelloj. Sigurisht qe ketu nuk flitet per nje te qeshur te sforcuar apo te sajuar por per nje te qeshur alegruese, dashurie dhe respekti. Eshte mire te qeshni me partnerin, por duhet te jeni te kujdesshme, kurre te mos qeshni duke u tallur me te.
E qeshura nuk eshte se duhet te kete nje pretekst, eshte thjesh diçka qe lind dhe nga gjera te vogla, shume te vogla. Ndonjehere nuk eshte nevoja qe e qeshura te shoqerohet me fjale, sepse mund te mjaftoje nje shenje, nje e shkelur syri, nje jastek i hedhur ne koke qe mund te sjellin situata shume te kendshme. Dhe me pas i lihet çdo gje trupit, sepse trupi nuk mund te genjeje kurre….
Sigurisht qe te qeshuren nuk mund ta perdorin te gjithe, ajo ose eshte ose s’eshte. Kjo nuk do te thote se nuk egziston. Mendoj se e qeshura egziston tek çdo njeri, vetem se ajo bllokohet nga ankthet tona, nga tensionet dhe te qenit shume serioze. Ndonjehere mendoj se partneret duhet te kujtojne se sa bukur eshte te qeshesh. Ndaj duhet ti jepni leje vetes tabeni.