Fëmijët me gishta më të gjatë janë më të aftë në matematikë, ndërsa fëmijët me gishta më të shkurtër kanë tendencën të jenë më mirë në letërsi. Mark Brosnan, i cili udhëhoqi studimin u shpreh:“Ashtu siç kemi vënë re gjatë këtij studimi, ne mund të parashikojmë shumë qartë nëse fëmijët do jenë më të zotët me shifrat apo me fjalët”.
Në kërkimin e botuar në revistën “British Journal of Psychology”, shkencëtarët kanë matur gjatësinë e gishtave të 75 fëmijëve të moshës shtatë vjeç.