Gjelat i tremben kuqezinjve Zhiru Shqiperia nuk eshte dorezuar ende

Gjelat i tremben kuqezinjve, Zhiru: Shqipëria nuk është dorëzuar ende

"Shqipëria nuk është dorëzuar ende". Këto janë fjalët e sulmuesit të Francës, Oliver Zhiru, i cili nuk duket dhe aq optimist pas paraqitjes së fundit të kuqezinjve ndaj Zvicrës.

13452955_1195131137172884_727489361_o

Sulmuesi që ka zënë vendin e Karim Benzemasë te "gjelat" e quan një anvatazh të madh mungesën e Lorik Canës në ndeshjen e ardhshme ndaj Francës.

Ai shton se kundër Shqipërisë do të luajë edhe për 'hakmarrje', pas humbjes në miqësore një vit më parë.

"Shqipëria është me një skuadër me shumë kualitete brenda. Ne gjatë këtyre ditëve do t'i studiojmë në maksimum ata. Shqipëria nuk është dorëzuar ende, ne pamë një pjesë të ndeshjes që ata zhvilluan ndaj Zvicrës, dhe fati ynë i mirë është se Lorik Cana, kapiteni i tyre u ndëshkua me karton të kuq në atë sfidë dhe do të mungojë në Velodrome.

Na pret një ndeshje shumë e vështirë por ne njëkohësisht do të japim maksimumin për të fituar sepse duam të marrin revansh, për atë humbje që pësuam në miqësore ndaj Shqipërisë në vitin 2015-të. Do të jetë një ndeshje tjetër me siguri por nuk kemi rrugë tjetër veç suksesit",-ka thënë Zhiru për "TF1".

Dy ditë më parë Franca fitoi me Rumaninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson Grupin A.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama