Gjen para pa pronar i con ne polici

Gjen para 'pa pronar', i con ne polici

Një punëtor i ndershëm ndërtimi, i cili ka dorëzuar në polici 18 mijë paund kesh, pasi i gjeti në një apartament të dëmtar nga flakët, nuk do të marrë asnjë shpërblim me vendim të Gjykatës së Lartë në Britani, edhe pse policia nuk ka gjetur asnjë pronar për paratë. Stiven Fletçer i gjeti kartëmonedhat në një kuti metalike në një pronë të djegur që ai po rinovonte në Leicester, shtatorin e vitit 2011. Paratë, të gjitha në kartëmonedha 20-paundëshe, ishin vendosur në kuti nën një dollap kuzhine.

 

Sapo i gjeti ai i çoi në polici, por Gjykata e Lartë vendosi se Fletçer nuk kishte asnjë të drejtë ndaj parave pasi policia nuk e gjeti origjinën e tyre. Gjykatësi tha se “Fletçer është një burrë i ndershëm dhe si i tillë çfarë gjeti e la në polici”. Punëtori kishte shpresuar të merrte të paktën ndonjë shpërblim, meqë paratë mbetën pa pronar. Por, edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit, në fund ajo vdes!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama