Të paktën shumë prej nesh e kanë këtë gjen, madje aktiv dhe në gjendje pune. Anomalia e vërtetë është “egoistë që në lindje”, sepse janë viktima të një çrregullimi gjenetik. Ky është përfundimi i eksperimentit të bërë nga një grup psikologësh në një laborator izraelit, nën drejtimin e profesor Reut Avinum nga “Hebrew University”. Testi ishte i thjeshtë dhe në të morën pjesë 136 fëmijë nga mosha 3 deri në 4 vjeç. Çdonjëri prej tyre hynte vetëm në një dhomë të mobiluar bukur, ku kishte shumë lodra. Fëmijëve u dorëzoheshin gjashtë kuti me bojëra. “Mund t’i mbash të gjitha për vete, ose t’ua japësh shokëve që nuk kanë”, u shpjegoi instruktori.
Lapsat me ngjyra, kanë pamje të këndshme, i tërheqin fëmijët. Duke qenë se në dhomë nuk kishte asnjë tjetër, fëmija nuk e kishte idenë se kujt duhet t’ia jepte dhuratën. Imagjinoni një 3-vjeçar se çfarë ndien kur i dhurojnë diçka, a dëshiron t’ia japë ndokujt dhuratën? Rezultatet e testit ishin të qarta: dy të tretat e fëmijëve ua linin një pako me ngjyra të tjerëve, vetëm sepse u ishte thënë që ekzistojnë fëmijë që nuk kanë asnjë kuti me lapsa. Nuk kishte ndryshim mes meshkujve dhe femrave. Disa fëmijë të tjerë refuzonin t’u jepnin ndonjë pako shokëve. Dhe kur pyeteshin nga instruktorët, përgjigjja ishte: “Sepse kur i kam të gjitha ndihem më i lumtur”. A mos vallë kjo është edukata që familja i jep fëmijës? Aspak.
Psikologët izraelitë kanë gjetur një gjen “Avpr l a”, i cili “rregullon në tru hormonet që lidhen me sjelljet tona sociale”, përfshi këtu edhe altruizmin dhe shpirtin bashkëpunues. Duke përdorur teknologjinë e rezonancës që ndihmon në pasqyrimin e imazheve të aktivitetit tonë cerebral, të njëjtët shkencëtarë kanë vënë re se çdo akt bujarie i gjenit “Avpr l a” lë neurotransmetues të ngjashëm me dopaminën, që japin një ndjesi mirëqenieje fizike. Në të njëjtin përfundim ka arritur edhe një studim i pavarur, i bërë nga Universiteti i Uashingtonit, i cili gjithashtu është publikuar në revistën “PLoS”: në atë rast janë identifikuar reflekse altruiste dhe një sens paanësie te foshnjat 15-muajshe, duke matur dëshirën e tyre për të ndarë me të tjerët lodrat e preferuara. Në atë moshë, fëmijët refuzojnë të ndajnë me të tjerët lodrat. Ata duan gjithçka për vete. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët, gjë e cila shpjegohet me një çrregullim në gjenin “Avpr l a”.
Këto studime konfirmojnë interesin në rritje të studimeve shkencore në fushën e altruizmit, që aktualisht po tërheq shumë financime si ato të “Templeton Foundation” në favor të “Science of Generosity Initiative”. Studiuesi i Harvardit, Yochai Benkler, në sagën e tij “The Pengium and the Leviathan” e ka bërë këtë çështje pjesë të të gjitha shkencave sociale dhe ekonomisë. Teoria e evolucionit tregon se mbizotërojnë shoqëritë dhe organizatat komplekse ku lartësohet “gjeni i bashkëpunimit”.Personat egoiste dhe agresive me te suksesshem ne pune