Këta pantallona mund t’i bartni nën rroba dhe të punoni gjatë ditës pa problem. “Vakoal”, prodhuesi japonez i rrobave të brendshme, ka paralajmëruar debutimin e prodhimit të tij revolucionar “iPant”. Në fakt, bëhet fjalë për pantallona elastikë, me veshjen e të cilëve vjen deri te zvogëlimi vizual i paraqitjes së celulitit në bel, kofshë dhe ije, ku sekreti i veprimit qëndron mu në stofin e pantallonave. Pantallonat “iPant” janë bërë nga ‘Novarel Slim’, që është një material i najlonit i përbërë nga kapsulat e vogla, poroze të kafeinës.
Kafeina është një stimulues i njohur i cili rritë qarkullimin e gjakut dhe ka efekt të djegies së dhjamit. Përpos kafeinës, ‘Novarel Slim’ përmban edhe retinol, ceramid, vitaminë E dhe aloe vera.
‘Novarel Slim’ vepron në fërkimin e natyrshëm i cili krijohet midis rrobave dhe lëkurës, ashtu që liron substancat aktive të cilat veprojnë në lëkurë dhe shkatërrojnë qelizat e celulitit. Kjo teknologji nuk shkakton alergji dhe mund të qëndrojë deri në 100 larje. Këta pantallona do të duhej që ta tregonin efektin e tyre për 28 ditë, ku thuhet se rezultatet janë të përhershme. Pantallonat “iPant” pritet që të paraqiten në treg më 10 shkurt 2011.