Gjendet ne planet jeti qe nuk rrotullohet rreth ndonje ylli

Gjendet ne planet 'jeti' qe nuk rrotullohet rreth ndonje ylli

Një planet që navigon në hapësirë, pa ndjekur një orbitë: ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve të Institutit të astronomisë në Universitetin e Hawai. Ata kanë gjetur këtë trup qiellor “të vetmuar”, që nuk rrotullohet rreth ndonjë ylli, rreth 80 vite dritë larg nga Toka.

“Nuk kemi parë kurrë një objekt që flluskon në gjendje të lirë në hapësirë. Pyesja shpesh veten nëse këto objekte ekzistonin vërtetë, tani kemi konfirmimin” ka thënë Michael Liu, një prej shkencëtarëve që ka marrë pjesë në studim. Në të vërtetë një planet i ngjashëm është zbuluar në vitin 2012 nga disa astronomë kanadezë.

Trupi qiellor blu është arritur të vëzhgohet fal fashës së nxehtësisë së dobët. PSO J318.5-22 është një planet shumë i ri, i krijuar rreth 12 milionë vjet më parë dhe është rreth 6 herë më i madh se Jupiteri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama