Të gjithë pas vdekjes të “godasin” me lule dhe fjalë të mira. E kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të ndjerin Artan Santo, pavarësisht se një muaj më parë Berisha hodhi një dyzinë fyerjesh për biznesmenin 58-vjeçar. Të paktën kështu shkruan në rrjetin social Facebook gazetari investigative Artan Hoxha, që ka postuar edhe videon. Madje ai thotë se kjo video ndodhej edhe në celularin e Santos.
“Kjo është deklarata e shkëputur nga konferenca per median e Berishës me 13 maj 2014, dhe prokuroria e ka gjetur të regjistruar ne celularin me nr 0692023116 të cilin Artan Santo e mbante sot paradite në dorë, në momentin që u qellua barbarisht nga vrasës të paguar… E kam takuar Tan Santon të nesërmen e kësaj deklarate në zyrën e tij. Ishte tepër i zhgënjyer dhe njëkohësisht shumë i fyer… jo pse dikush, te cilin ai e kishte respektuar po e sulmonte politikisht, por sepse nuk kishte asgjë të vërtetë nga ajo që thuhej për të, në lidhje me rastin Riformato… Tani prehu i qetë, ata që guxuan të të sulmonin në mënyrë të paskrupullt dhe të ndyrë, sot së paku duhet të jenë ndjerë të turpëruar para trupit tënd të pajetë, që dergjej në zemër të Tiranës…”, shkruan Hoxha.
Statusi ne Facebook i Artan Hoxhes