Është gjetur 10 ditë pas zhdukjes trupi i pajetë i 18-vjeçari Erjon Alizoti i cili u rrëzua në kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni. Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është gjetur nga forcat e Komisariatit numer 1 pranë vendit ku u rrëzua dhe është dërguar në morgun e Tiranës.