Gjendet pas 5 shekujsh Rikardi i Trete

Gjendet pas 5 shekujsh Rikardi i Trete
Mbetjet njerëzore të gjetura të groposura në një vend ku sot është parkim i shërbimeve sociale në Leiçester, Britani, janë ato të Rikardit III, i cili u vra në betejën e vitit 1485. Gjetjen e konfirmuan dje arkeologët në Londër, pasi kishin marrë përgjigjet e analizave të ADN-së të kryera në Kanada. Zbulimi mund të ndryshojë librat e historisë. Studiuesit nga Universiteti i Leiçester kanë zbuluar se në kocka kishte dhjetë shenja lëndimesh që ai i kishte marrë para se të vdiste.

Shenjat tregonin në vrasje brutale të Mbretit anglez. Skeleti u përcaktua si ai i një mashkulli 20-30 vjeç. Rikardi ishte 32 vjeç kur vdiq. Fotot e mbetjeve të trupit të tij vërtetojnë shtrembërimin e shtyllës kurrizore, që është bërë një tipar karakterizues i tij në veprën e Shekspirit. Njoftimi se eshtrat i përkisnin vërtet Rikardit III u bë para 140 gazetarëve nga e gjithë bora.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama